Aleksandri
Aleksandri (gr. «mbrojtës i njerëzve»), emër alternativ i Paridit të Trojës, birit të mbretit Priam dhe të Hekubës. Sipas legjendës, Paridi ishte braktisur si foshnjë në malin Ida, për shkak të profecisë që ai do të shkaktonte rrënimin e Trojës, dhe u rrit nga barinjtë. Si djalosh, ai u dallua për guximin me të cilin mbronte kopenë dhe barinjtë nga grabitësit e banditët, prandaj e quajtën Aleksandër, «mbrojtës i njerëzve». Më vonë identiteti i tij mbretëror u zbulua gjatë lojërave funebre në Trojë dhe ai u pranua përsëri në pallatin e Priamit. → Paridi.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.