Antropomorfizmi

Antropomorfizmi (nga greqishtja e vjetër anthropos-njeri dhe morfe-formë, trajtë), veshja e forcave të jashtme të natyrës me veti karakteristike për njeriun, veshja e perëndive me tiparet e njeriut. Antropomorfizmi është i lidhur me animizmin. Shembull klasik i antropomorfizmit është feja greke. Paraqitja e perëndive ne trajtën e njerëzve mori në Greqinë e Vjetër formën më të zhvilluar. Hyjnitë greke ishin njerëz të idealizuar, që zotëronin të gjitha virtytet njerëzore, por në të njëjtën kohë manifestonin edhe të gjitha dobësitë e veset njerëzore. Veset e perëndive kishin një paraqitje hyjnore, por prapëseprapë ato mbeteshin vese. Perënditë homerike isnin të pavdekshme, të gjithëfuqishme, por ato, ashtu si njerëzit, hanin. pinin, flinin, vuanin, dashuronin. urrenin dhe luftonin. Homeri madje flet edhe për plagosjen e perëndive. Antropomorfizmin e gjejmë te shurnë fe. në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre.