Areteja
Areteja (Arita), gruaja e mbretit të feakëve, Alkino. Homeri tregon se për mençurinë e saj ajo gëzonte një respekt të madh te feakët, të cilët shpesh i drejtoheshin asaj për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre. Ajo e priti me përzemërsi Odiseun, kur Nausika e çoi në pallatin mbretëror. Miti mbi Aretenë dëshmon për egzistencën e mbeturinave të matriarkatit tek disa fise fqinje me grekët, në periudhën homerike.