Shkronja
T
37 zëra
- Tacita Hyjneshë romake e heshtjes. Nganjëherë quhej Muta. (Lara).
- Tageti (Tages), figurë mitologjike etruske, që, sipas legjendës, u mësoi etruskëve të shtien fall me të brendshmet e kafshëve. Mësimet dhe predikimet e tij u regjistruan në…
- Tajgeta Njëra nga plejadat.
- Talai Babai i Adrastit. njeri nga argonautët.
- Talasioni Hyjni latine e martesës. Ishte një djalosh që, sipas legjendës, u martua me një nga vajzat sabine që u rrëmbyen nga romakët. Ai ishte i lumtur në familje dhe pati shumë…
- Tali (Talos) 1. Vigan i bakërt, i krijuar nga Hefesti. Ai ruante Kretën në kohën e mbretit Minos me një vigjilencë dhe zell të madh. Ai i ndalonte udhëtarët të afroheshin në…
- Talia Njëra nga të nëntë muzat, hyjnesha e satirës dhe e komedisë. E përfytyronin në trajtën e një vajze të bukur e lozonjare, që mbante në dorën e majtë një maskë komike…
- Taloja (gr. lulëzimja) ora e pranverës, që ndihmonte të lulëzonin bimët.
- Tantali 1. Mbret legjendar i Lidisë, biri i Zeusit, babai i Pelopës dhe i Niobës. Tantali ishte miku i perëndive të Olimpit. Ai merrte pjesë në mbledhjet e tyre dhe hante bashkë…
- Targelitet Festë athinase për nder të Apolonit. Targelitet festoheshin në muajin targelion, që përkonte me fundin e muajit maj dhe fillimin e qershorit. Qëllimi i festës ishte që…
- Tartari Banesa e nëntokës, e vendosur në pjesën e poshtme të skëterrës, që nganjëherë identifikohej me Hadin. Në përfytyrimin e të vjetërve Tartari ishte një shtëpi e madhe e…
- Taumanti Biri i Pontit dhe i Gjeas, që u martua me Elektrën (me të cilën lindi përbindësha) dhe me Iridën.
- Teia Bija e Uranit dhe e Gjeas. Ajo u martua me të vëllanë, titanin Hiperion, dhe lindi Heliosin, Selenën dhe Eojën. Ajo adhurohej si burim i dritës (hyjnesha e diellit, e…
- Tekmesa Heroinë frigjiane, bija e mbretit Teutrant. Ajo u bë robëresha e Ajaksit të Madh, me të cilin edhe u martua. Eshtë personazhi kryesor i tragjedisë së Sofokliut «Ajaksët».
- Telamoni 1. Hero grek, bi ri i Eakut, vëllai i Peleut, babai i Ajaksit të Madh dhe i Teukrit. Ai mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe në ekspeditën e argonautëve. Ishte shoku i…
- Telefi Biri i Herakliut dhe i Augës. Ende foshnjë, Telefin e lanë në mal, ku e gjetën disa barinj që ia dhanë mbretit Koritos. Kur u rrit, ai pyeti orakullin e Delfit se cilët…
- Telegoni (gr. i lindur larg nga babai), hero legjendar, që iindi nga bashkimi i Circes me Odiseun, kur ky i fundit, gjatë rrugës për t’u kthyer në Itakë qëndroi te magjistarja. I…
- Telemaku Biri i Odiseut dhe i Penelopës. I këshilluar nga edukatori i tij, Mentori, Telemaku u nis për të kërkuar të atin. Atë e shoqëronte hyjnesha Atenë, që kishte marrë pamjen…
- Telemi Profet që jetonte midis ciklopëve. Ai paralajmëroi Polifemin se do të verbohej nga Odiseu.
- Telestori Hyjni e çlodhjes, e gjumit dhe e shërimit. Nderohej më shumë në Pergam. Paraqitej pranë Asklepit si një djalosh me mantel dhe me kapuç.
- Telkinët Demonë deti, bijtë e Pontit dhe të Gjeas. Ata ishin ekspertë në nxjerrjen dhe punimin e metaleve si edhe në artin e magjisë. Thonë se ishin
- Temida (Temis), titanidë, bija e Tokës, gruaja e Zeusit me të cilin lindi Orët dhe Moirat. Ishte e pajisur me aftësi profetike (edhe orakulli i Delfit i përkiste asaj, para…
- Temistoja Gruaja e mbretit të Tebës Atamant, i cili ishte martuar me të pasi kishte dëgjuar lajmin e rremë se gruaja e tij e parë, Inoja, kishte vdekur. Pas disa vjetësh, Atamanti…
- Teogonia Përfytyrimi më i vjetër mbi formimin e gjithësisë dhe lindjen e perëndive; është paraqitur nga Hesiodi (poet grek nga Beotia) në veprën e tij «Teogonia» (Origjina e…
- Teonoja Testori
- Tereu Mbret i Tebës, biri i Aresit, burri i Proknës. Prokna.
- Terminalitë Termini.
- Termini Perëndi romak që mbronte sinorët dhe shenjat (shtyllat, gurët), që konsideroheshin të shenjta. Sipas legiendës, gjatë mbretërimit të Saturnit arat nuk kishin pasur sinorë…
- Terpsikora (gr. që ka qejf vallet). njëra nga të nëntë muzat, hyjnesha e lirikës korale dhe e valles. Disa autorë grekë e quanin nënë të sirenave, të cilat ashtu si ajo, kishin fuqi…
- Tersandri Biri i Polinikut dhe i Argesë. Së bashku me epigonët e tjerë ai mori pjesë në fushatën kundër Tebës dhe u bë mbret i këtij qyteti. Ai gjithashtu mori pjesë në Luftën e…
- Tersiti Luftëtar i thjeshtë grek që mori pjesë në Luftën e Trojës. Në mbledhjen e luftëtarëve grekë, që u thirr në Trojë nga Agamemnoni, për të njohur moralin e ushtrisë, Tersiti…
- Tesmofora (gr. ligjvënëse), epitet i Demetrës dhe i Persefonit (Demetra. Persefoni).
- Tesmoforitë Festa që bëheshin për nder të Demetrës Tesmofore, hyjneshës së buiqësisë, dhe të vajzës së saj Kori Tesmofore (tesmofor, që vendos zakonet e rregullat e sjelljes e të…
- Testiu Mbret legjendar i Etolisë, biri i Aresit (ose i Agenorit). Ai u martua me Deidaminë (ose me Leukipën), me të cilën pati shumë fëmijë, që u vranë në luftë me Meleagrin.
- Testori Një nga argonautët. Kishte një djalë, Kalkantin, dhe dy vajza, Leukipën dhe Teononë. Këtë të fundit e rrëmbyen piratët, të cilët e shitën te mbreti i Karisë, Ikari. Këtu…
- Teutranti Auga.
- Tezeu Hero i Atikës, biri i mbretit të Athinës, Egjeut, dhe i Etrës, mbretëreshës së Trezenës (qytet në Argolidë të Peloponezit). Për lindjen e tij legjenda thotë se mbreti i…