Shkronja
E
83 zëra
- Ea (Eja), mbretëri mitologjike e Eetit, e cila më vonë u identifikua me Kolkidën.
- Eaku Një nga të tri gjykatësit e Hadit, biri i Zeusit dhe i Egjinës, mbretëroi në ishullin e Eniopisë, që për nder të nënës së tij e quajti Egjinë. Kur ishte gjallë, ai qe…
- Eantët Ajaksët
- E Bukura e Dheut (Bukuroshja e Dheut), figurë e tregimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë me një bukuri të pashoqe. Emri i saj do të thotë «Bukuria e Tokës». Ajo na…
- Edipi Hero teban, biri i Laiut, mbretit të Tebës, dhe i Jokastës. Meqenëse një orakull kishte paralajmeruar se Laiu do të vritej nga i biri, i cili do të martohej me t’ëmën.…
- Egeoni Briareu Egeria, nimfë latine e fyellit, gruaja e mbretit Numa Pompili, të cilin ajo e ftonte në takime sekrete në një shpellë pranë një burimi. Sipas këshillave të…
- Egiali Biri i Adrastit, mbretit të Argosit, një nga epigonët.
- Egida (gr. egis-lëkurë dhie), një lloj mburoje që, sipas legjendës, u shpik për herë të parë nga Zeusi. Në të vërtetë perëndia, në çastin kur duhej të
- Egisti Një nga anëtarët e familjes së Pelopidëve. Sipas legjendave antike, ai kishte lindur nga një gjaktrazim, megjithëse padashur, i Tiestit me vajzën e tij Pelopinë. I ati e…
- Egjeu Mbret legjendar i Athinës, biri i Pandionit dhe ba- Tezeut. Ai qe i detyruar të luftonte kundër nipërve të tij, bijve të Palantit, të cilët kërkonin t’i merrnin fronin…
- Egjipti Biri i Belit dhe vëllai i Danaiut. Ai zotëroi vendin, të cilit i vuri emrin Egjipt.
- Ekoja Nimfë e pyjeve, personifikim i oshëtimës. Për atë ti egojnë shumë legjenda kontradiktore. E rritur nga nimfat dhe e edukuar nga muzat, ajo kërkonte vetminë, u shmangej…
- Elektra 1. Bija e Agamemnonit dhe e Klitemnestrës, motra e Orestit dhe e Ifigjenisë. Ajo nuk përmendet në tregimet homerike dhe identifikohet me Laodikën e Homerit. Pas vrasjes…
- Elektrioni Mbret legjendar i Mikenës, biri i Perseut dhe i Andromedës, babai i Alkmenës. U vra nga burri i Alkmenës, Amfitrioni.
- Eleu Mbret legjendar i Elidës, hero i elidasve.
- Eleusini Hero grek, mbret i qytetit Eleusin. Sipas legjendës, ai ishte babai i Triptolemit, të cilit Demetra i mësoi bujqësinë. Eleusini ishte themelues i qytetit, i njohur për…
- Elini (Heleni), biri i Deukalionit dhe i Pirros. Ishte mbret i Ftijes. Grekët e quanin baba të tyre. Sipas legjendës, ai kishte tre djem: Dorin, Eolin dhe Ksutin. Nga Dori dhe…
- Elpenori Një nga shokët e Odiseut. Ai qe shndërruar në derr nga Circia, por mundi të marrë formën e parë. I dehur ai fjeti në çatinë e shtëpisë së Circes. Në gjumë e sipër ra nga…
- Emationi Hero i Ematisë (krahinë e Maqedonisë), biri i Titonit dhe Aurorës. Ai merrej me hajdutëri të çdo lloji dhe u vra nga Herakliu në kohën kur heroi shkoi të merrte mollët e…
- Empuza Fantazmë nate me pamje gruaje; atë e dërgonte Hekata për të trembur veçanërisht fëmijët dhe kalimtarët. Përfytyrohej gjithashtu si një lugat që, duke marrë formën e një…
- Enareta Gruaja e mbretit Eol, nëna e Atamantit, e Sizifit dhe e Salomonës.
- Endeida Bija e centaurit Kiron, nëna e Peleut dhe gjyshja e Akilit.
- Endimioni Mbreti i Etolëve, biri i Zeusit. Ai u bë dashnori i Selenës, me të cilën pati 50 vajza (simbol i 50 javëve të vitit grek). Me kërkesën e saj Zeusi e zhyti Endimionin në…
- Eneu Heroi kryesor i «Eneidës» së Virgjilit, biri i Ankizit dhe i Afërditës. Nga i ati ai bënte pjesë në familjen mbretërore të Trojës. Sipas Homerit, ai në fillim nuk mori…
- Enioja Hyjneshë greke e luftës, lajmëtarja e Aresit. Romakët e kanë identifikuar me Belonën. Ajo donte gjakderdhjen dhe kënaqej kur dëgjonte në mes të fushës së betejës grahmën…
- Enipeu Lumë i Tesalisë, banesa e një perëndie, trajtën e së cilës e mori Poseidoni për t'u bashkuar me Tirojën, që e bëri nënë të Peliut dhe të Neleut.
- Enomai Mbret legjendar i Elidës, biri i Aresit, bafiai i Hipodamisë, vajzë me një bukuri të madhe. Orakulli e kishte paralajmëruar se ai do të vdiste kur e bija do të martohej.…
- Enona Nimfë e malit Ida në Frigji. Pas saj u dashurua Paridi, i cili e braktisi më pas për të marrë Helenën. Kur Paridi u plagos nga Filoktetit gjatë rrethimit të Trojës, ai…
- Enopioni Mbret i Kiosit (ishull në Egje), biri i Dionizit (ose i Tezeut) dhe i Ariadnës. Futi në ishull verën e kuqe dhe kultivimin e hari'hisë.
- Eoja (Eos), hyjneshë e agimit, bijë e titanit Hiperion dhe e titanidës Teia, motra e Heliosit dhe e Selenës. Çdo ditë ajo dilte nga oqeani, ku banonte me burrin e saj, Titonin…
- Eoli 1. Perëndi e erërave, biri i Zeusit, jetonte në ishujt vullkanikë, që nga emri i tij u quajtën Eoline, (sot ishujt e Liparit në verilindje të Sicilisë). Këtu Eoli jetonte…
- Epafi Biri i Zeusit dhe i Iojës, që e lindi atë në Egjipt. Ai qe mbret i parë i Egjiptit dhe stërgjyshi i gjeneratës së madhe të heronjve, së cilës i përket edhe heroi më i…
- Epeu (Epeios), stërgjysh mitik i epeonëve të Elidës, biri i Endimionit. Ky i fundit, duke mos ditur se cilin nga të tre bijtë e tij të zgjidhte për trashëgimtar, vendosi që…
- Epigonët (pasardhës), emër me të cilin u quajtën bijtë e të shtatë prijësve që kishin rrethuar Tebën, për t’u hakmarrë kundër Eteoklit dhe që u vranë të gjithë, përveç Adrastit…
- Epimenidi Prift, profet dhe poet nga Kreta, që ka jetuar në kohën e Solonit. Kur ishte shumë i ri, humbi rrugën me kopenë e tij në afërsitë e fshatit. Kthimi natën e detyroi atë të…
- Epiteti (emër i ngjitur), në periudhën e hershme të historisë së Greqisë, çdo komunë greke që bënte një jetë më vete dhe kishte kultin e hyjneshës së vet, që personifikonte një…
- Eponimi (nga greq. ep-mbi dhe dhe onoma-emër, që i jep emrin diçkaje). Ka eponim që i jep emrin kohës (në Athinë arkondi eponim ishte arkondi i parë i qytetit, ai që i jepte…
- Epopeu Mbret legjendar i Sikionit, biri i Poseidonit. Ai rrëmbeu Antiopën, vajzën e mbretit të Tebës, Nikteut. Nga kjo gjë shpërtheu një luftë, në të cilën të dy mbretërit u…
- Eratoja (nga eros-dashuri), një nga të nëntë muzat, bija e Zeusit dhe e Mnemozinës. Ishte
- Erebi (gr. errësirë), hyjni fillestare që personifikon errësirën e përjetshme. Sipas Hesiodit, Erebi lindi nga Kaosi, së bashku me Natën (Niksin), motrën e tij. Nga bashkimi i…
- Erekteu Nipi i Eriktoniut, biri i Pandionit, pas vdekjes së të cilit ai trashëgoi fronin mbretëror në Athinë. JVTbi Erekteun ekziston një legjendë që u shkëput më vonë nga e…
- Ergini Mbret legjendar i Orkomenit në (Beoti). Ai ishte biri i Klimenit që qe vrarë nga një teban. Për të shpaguar vdekjen e të atit, ai u shpalli luftë tebanëve, i mundi dhe i…
- Erida (Eris) (gr. grindje), hyjneshë e grindjes, që identifikohej me Diskordian romake. Ishte bija e Natës, nëna e Dhimbjeve, e Urisë dhe e mjerimeve të tjera. Ajo shoqëronte…
- Eridani (Iridani), lumë përrallor në vendin e hiperboreanëve, në veri ose në perëndim të Evropës. Shih Fetoni.
- Erifili Motra e Adrastit, gruaja e Amfiaraut. Ky i fundit që e dinte se do të vdiste në fushatën e të shtatëve kundër Tebës, u fsheh në çastin e nisjes së prijësve, por Poliniku…
- Eriksi Heroi eponim i malit Eriks dhe të një qyteti të Sicilisë me të njëjtin emër (sot San Xhuliano). Ishte biri i Afërditës dhe i But -argonautit. I pajisur me një forcë të…
- Eriktoni 1. Hero athinas, bir i Gjeas (Tokës) dhe i Hefestit. edukuar nga Atena. Kjo e fundit, për ta bërë të pavdekshëm, e mbylli së bashku me disa gjarpërinj në një arkë, të…
- Erisiktoni Hero i Tesalisë. Sipas iegjendës, ai bëri një sakrilegj, sepse preu dru në pyllin e shenjtë të Demetrës. Hyjnesha e dënoi me uri të përjetshme. Prindërit e tij, që nuk…
- Erosi Perëndi e dashurisë. Në «Teogoninë» e Hesiodit paraqitet si një perëndi krijuese dhe një nga elementët fillestarë të botës. Sipas kultit të lashtë, ai ishte personifikimi…
- Eskulapi Perëndi romake e mjekimit të të sëmurëve. Eskulapi adhurohej te grekët me emrin Asklep.
- Esoni (Ezoni), sundimtar i Jolkut në Tesali, biri i Kreteut dhe i Tirojës, babai i Jasonit. Esoni ishte trashëgimtari i ligjshëm i fronit të Jolkut, por gjysmëvëllai i tij…
- Etemea Nimfë, gruaja e mbretit Merop. Mbasi u martua, Etemea nuk i shërbeu më Artemidës, prandaj hyjnesha e zemëruar donte ta mbyste atë. Persefoni e shpëtoi duke e çuar të…
- Eteokli 1. Biri i Edipit dhe i Jokastës, vëllai i Polinikut, i Antigonës dhe i Ismenës. Pas mërgimit të Edipit, Eteokli dhe Poliniku ranë dakord të sundojnë Tebën me radhë, duke…
- Eteri Hyjni alegorike që personifikonte pjesën më të lartë të qiellit, ku drita ishte më e qartë. Sipas Hesiodit, Eteri ishte biri i Erebit dhe i Natës. E martuar me motrën…
- Etiopët Sipas legjendës greke, popull mitik, vendi i të cilëve nuk kishte kufij të përcaktuar. Thuhej se ata jetonin në rajonet plot diell të gjithësisë, atje ku Heliosi perëndon…
- Etna Vullkan që mban emrin e një nimfe, bijës së Uranit e të Gjeas, që zgjidhi grindjen midis Demetrës dhe Hefestit për zotërimin e Sicilisë. Etna shërbeu si burg për…
- Etra 1. Bija e Piteut. Pas saj u dashurua mbreti i Athinës, Egjeu, me të cilin pati një djalë, Tezeun. Më vonë, kur Tezeu rrëmbeu Helenën ende fëmijë, ai ia besoi Etrës, nënes…
- Eufemi Biri i Poseidonit, mori pjesë në ekspeditën e argonautëve, të cilëve u bëri shumë shërbime me profecitë e tij. Kur anija «Argo» arriti përpara shkëmbinjve të Simplegadit…
- Euforbi Hero trojan, biri i Pantout, i dëgjuar për forcën e
- Euforioni Djalosh me fletë, që e lindën Helena drie Akili, të cilët u martuan pas vdekjes në Ishujt e lumtur. Për të shpëtuar nga ndjekjet e Zeusit, Euforioni iku dhe për këtë u…
- Euhemerizmi Doktrinë iilozofike që u përhap në periudhën helenistike; themelues i sa j ka qenë shkrimtari dhe filozofi i Greqisë së Vjetër, Euhemeri (fundi i shekullit IV fillimi i…
- Eumeu Shërbëtor besnik dhe derrar i Odiseut, një nga personazhet më interesante të «Odisesë», megjithëse ka patur një rol të dorës së dytë. Odiseu, kur erdhi në Itakë, i veshur…
- Eumolpi Personazh legjendar, njëkohësisht poef, luftëtar, profet, prift dhe ligjvënës. Ishte biri i Poseidonit. dhe i Kionës.
- Euneu Biri i Jasonit dhe i Hipsipilës, mbretëreshës së Lemnosit. Ai mbretëroi në ishullin e Lemnosit, pas Toantit — gjyshit të tij. Gjatë rrethimit të Trojës, ai dërgoi në…
- Eunomia Një nga Orët që mbronte ligjet dhe rregullin.
- Euri (Euros), personifikimi i erës së lindjes, një nga katër Anemojt (erërat kryesore) në mitologjinë greke. Ishte biri i titanit Astreu dhe i hyjneshës Eos (Agimit).…
- Euriala 1. Njëra nga Gorgonat. 2. Nëna e Orionit.
- Euriali Evipa.
- Euribati 1. Një nga Argonautët, i zoti në artin e mjekimit; ai shëroi Ojleun nga një plagë që ia kishte shkaktuar njëri nga zogjtë e liqenit të Stimfalit. 2. Kasnec i grekëve në…
- Euribia Titanidë, bija e Pontit dhe e Gjeas, gruaja e Kriut.
- Euridika Gruaja e Orfeut. Orfeu.
- Euriklea Mëndesha besnike e Odiseut. Ajo e para e njohu heroin kur erdhi në Itakë i veshur si lypës. Është e dëgjuar skena e larjes së këmbëve në të cilën ajo njohu Odiseun. Sipas…
- Euripili 1. Mbret legjendar i Tesalisë, njëri nga pretenduesit për t’u martuar me Helenën. Ai dërgoi dyzet anije në Luftën e Trojës, në të cilën e plagosi Paridi dhe e shëroi…
- Euristeu Biri i Stenelit, mbretit të Argosit e të Nikipës, bijës së Pelooit. Njëkohësisht ishte edhe stërnip i Perseut. Kur Zeusi kishte thënë se i pari nip i Perseut që do të…
- Euriti 1. Mbret i qytetit Ekali në Tesali ose në Eube. Ishte i dëgjuar si harkëtar i zoti. Ai kishte katër djem, midis të cilëve Ifitin dhe një vajzë, Jolën. Ai kishte deklaruar…
- Euritioni 1. Centaur; në dasmën e Piritoit me Hipodaminë ai, i dehur, u përpoq të rrëmbente Hipodaminë, gjë që shërbeu si shkak për betejën e lapitëve me centaurët. 2. Bari që…
- Evadna Gruaja e Kadmit, të cilin ajo e donte marrëzisht. Kur Zeusi e goditi me rrufe bur'rin e saj, ajo nuk donte të jetonte më pas vdekjes së tij dhe u dogj në zjarr.
- Evandri Personazh legjendar që konsiderohej si përhapës i qytetërimit në Lacium. Ishte me origjinë nga Arkadia, biri i Hermesit dhe i nifnfës arkadase Nikostrate, që latinët e…
- Evipa Bija e mbretit të Epirit, Tiriman, e cila pati me të një djalë, të quajtur gurial. Më vonë ajo e dërgoi Eurialin në Itakë, por Penelopa nxiti kundër tij Odiseun, i cili e…
- Evrinomi Bija e Oqeanit dhe e Tetidës. Ajo qe dashuruar nga Zeusi dhe lindi me të Fatitë (Të Mirat).
- Evropa Bija e Feniksit ose e mbretit fenikas Agenor dhe motra e Kadmit. Një ditë, kur ajo shëtiste në breg të detit me shoqet e saj, i erdhi Zeusi i shndërruar në dem me brirë…
- Evterpi Muza e poezisë dhe e muzikës. Paraqitej si një grua e re me një fyell dhe e rrethuar me instrumente të muzikës. Merrte pjesë në kortezhin e Dionizit.
- Etimologjitë pellazgjike Teori etimologjike që mbështeten në hipotezën e origjinës pellazgjike të shqiptarëve dhe që kërkojnë të shpjegojnë emrat e perëndive greke nëpërmjet gjuhës shqipe. Këto…