Androgeu
Androgeu 1. Biri i Minosit dhe i Pasifajës, korri shumë suksese në lojërat për nder të Atenës, prandaj mbreti Egje nga frika dhe smira e vrau. Që të hakmerrej për vrasjen e të birit, Minosi e rrethoi dhe e mori Athinën, duke e detyruar Egjeun të dërgonte në Kretë çdo vit shtatë djem e shtatë vajza. 2. Një nga prijësit grekë që u vra gjatë pushtimit të Trojës («Eneida).