Atridët

Atridët, fëmijët e Atreut, Agamemnoni dhe Mene’lau. Familja e Atridëve, midis të cilëve numërohen personazhe të dëgjuar të mitologjisë, e ka marrë emrin nga Atreu, që rridhte nga Tantali e Pelopi. Kjo familje dallohej për mizorinë e një fati, që ndiqte secilin prej anëtarëve të saj dhe që i shtynte në krime të pafalshme. Prandaj autorët e

vjetër tragjikë kanë gjetur në legjendat e Atridëve subjekte të zgjedhura, për të treguar pështjellimin mizor të shpirtrave të mallkuar ose të braktisur nga shpresa. Kështu shohim Atreun dhe Tiestin, të dy vëllezërit armiq për vdekje; mbretin Agamemnon që vritet nga nipi i tij Egjisti; Orestin, birin e mbretit. vrasësin e së sëmës, Klitemnestrës, të ndjekur nga Erinitë deri në ditën kur më në fund perënditë i dhanë atij qetësi dhe zemrës së Atridëve paqe. Mitet mbi Atridët shënojnë një etapë shumë të hershme në shoqërinë antike greke.

Shih edhe