Shkronja
H
52 zëra
- Hadi (Hades, ose Pluton) 1. Biri i Kronit dhe i Reas, vëllai i Zeusit dhe i Poseidonit. Pas ndarjes së botës midis tre vëllezërve, Hadi mori mbretërinë e nëntokës dhe u bë…
- Harmonia Bija e Aresit dhe e Afërditës, gruaja e Kadmit, themeluesit të qytetit të Tebës. Në martesën e tyre erdhën të gjitha perënditë e Olimpit. Si dhuratë Harmonia mori…
- Harpitë Përbindësha me fletë; ato kishin fytyrën e një gruaje dhe trupin e një zhgabe; thonjtë i kishin si kanxhë dhe personifikonin shtrëngatën dhe vdekjen. Ato përhapnin rreth…
- Haruspikët Priftërinj — fallxhorë në Romën e vjetër. Haruspikët shtinin falle me të brendshmet e kafshëve të flijuara (sidomos me mëlçinë), me goditjen e rrufesë dhe me fenomenet e…
- Heba (Hebea), bija e Zeusit dhe e Herës, ajo ishte personifikimi i rinisë, sidomos i rinisë femërore. Në Olimp ajo së bashku me Ganimedin u shërbente perëndive si kamariere.…
- Hekata Bija e Perseut dhe e Asterisë. Ajo bënte pjesë në gjeneratën e parë të perëndive. Kur fëmijët e Kronit mbretëruan nën pushtetin suprem të Zeusit, Hekata ruajti…
- Hekatomba Flijim që bëhej në kohën e lashtë, duke therur njëqind dema a kafshë të tjera. Në kuptimin e figurshëm do të thotë fli a therori e madhe, gjakderdhje e madhe, kërdi.
- Hektori Hero trojan, biri i Priamit dhe Hekubës, burri i Andromakës dhe babai i Astianaksit. Orakulli kishte parathënë se për sa kohë që ai do të jetonte, mbretëria e Priamit do…
- Hekuba Bija e një mbreti të Frigjisë, gruaja e Priamit me të cilin pati shumë fëmijë: Hektorin, Paridin, Poliksenën, Kasandrën, Kreusën etj. Kur ishte shtatzënë për të lindur…
- Hela Bija e mbretit të Orkomenit, Atamant. E torturuar nga njerka e saj, ajo së bashku me të vëllanë Friksin, shpëtoi duke fluturuar mbi dashin magjik. Por rrugës ajo ra në…
- Heleni (Eleni), biri i Priamit dhe i Hekubës, vëlla binjak i Kasandrës, nga e cila mësoi artin e profecisë. Heleni luftoi krah për krah me të vëllanë Hektorin kundër grekëve; po…
- Heliadat Bijat e Heliosit dhe të nimfës Klimenë, motrat e Fetonit. Zakonisht ato janë tri: Fetuza, Lampecia dhe Feba. Kur Fetoni u vra nga Zeusi, ato qanë mbi trupin e tij gjatë…
- Helika 1. Bija e Likaonit. Atë e dashuronte Zeusi dhe Hera nga xhelozia e shndërroi në ari. Zeusi e çoi Helikën në qiell dhe së bashku me Kalistojën ajo formoi yjësinë e Arushës…
- Helikoni Vargmal i dëgjuar në Beoti, jo larg gjirit të Korintit. Sipas përfytyrimeve të grekëve, ishte banesa e privilegjuar e Apolonit dhe e shoqëruesve të tij — muzave, prandaj…
- Heliosi Biri i Hiperionit dhe i Teisë, vëllai i Eojës dhe i Selenës, është personifikimi hyjnor i Diellit, i nxehtësisë dhe i dritës diellore. Identifikohet shpesh me Apolonin…
- Hemera Bija e Natës dhe e Erebit, personifikim i ditës. Konsiderohej si bashkudhëtarja e Heliosit. Te romakët quhej Dies.
- Hera Bija e Kronit dhe e Reas. U rrit nga Oqeani dhe Tetida dhe u martua me Zeusin, të cilin e kishte edhe vëlla. Ajo eshtë hyjnesha e martesës së ligjshme, e dashurisë…
- Heraklidët Stërnipërit e shumtë të Herakliut nga fisi i dorëve, të cilët para dhe pas Luftës së Trojës u dyndën në Peloponez ku pushtuan Argosin, Meseninë dhe Lakoninë, si…
- Herakliu (lat. Herkules), një nga heronjtë më të dëgjuar të mitologjisë greke. Ishte biri i Zeusit dhe i Alkmenës. Perëndia supreme e krijoi atë në mungesë të Amfitrionit, burrit…
- Herme Statuja te perëndisë Hermes, buste të Hermesit që viheshin në rrugët e mëdha dhe që shërbenin për të caktuar kufirin e arave, ose për të orientuar udhëtarët që kishin…
- Hermesi Një nga perënditë më të vjetra të Greqisë, biri i Zeusit dhe i Plejadës. Në fillim ishte perëndi — mbrojtës i natyrës, më vonë u bë perëndi e kopeve, mbrojtës i barinjve.…
- Hermiorja Bija e Menelaut dhe Helenës. Në «Odise» është gruaja e Neoptolemit. Sipas poetëve tragjikë, ajo, para Luftës së Trojës, ishte e fejuara e Orestit, por pastaj Menelau e…
- Heroi Në mitologji quhej çdo njeri i shquar, që kishte ushtruar mbi njerëzit dhe mbi ngjarjet një ndikim të madh, duke merituar prej tyre një adhurim dhe një kult të veçantë.…
- Heroja Priftëreshë e Afërditës në Sest (Leandri).
- Hersa Kekropi.
- Hesperi (Vesper te romakët), sundimtar mitik i tokave të skajit perëndimor, të cilin banorët e donin për dashamirësinë dhe drejtësinë e tij. Ishte babai (ose vëllai) i Atlasit.…
- Hesperida Nimf ë; nëna e Hesperidave.
- Hestia Hyjnesha e vatrës, bija e Kronit dhe e Reas. Atë e kërkoi për grua Poseidoni, pastaj Apoloni, por ajo mbeti virgjëreshë. Ajo ishte personifikim i vatrës shtëpiake dhe i…
- Hiadat (gr. që sjellin shi), nimfa, motrat e Plejadave dhe vajzat e Atlasit dhe të Plejonës. Tradita më e përhapur bën fjalë për shtatë Hiada. Ato kishin ushqyer dhe mbrojtur…
- Hiasi (Hyas), biri i Atlasit dhe i Plejonës (ose i Eterës), vëllai i Hiadave dhe i Plejadave. Ishte gjahtar i dëgjuar, por sipas mitit u vra në gjueti nga një luan, ose nga një…
- Hiasinti Biri i Amiiclit, miku i Apolonit, i cili e vrau padashje me një të goditur të diskut. Nga gjaku i Hiasintit doli një lule, zymbyli.
- Hidra e Lernit Gjarpër me shumë kokë. Hidra e Lernit kishte trupin e një qeni dhe nëntë kokë gjarpëri. Vetëm njëra nga kokët e saj ishte e pavdekshme. Herakliu, që u dërgua nga Euristeu…
- Hierodulët (nga greq. hieros — i shenjtë dhe dulos — skllav) skllevër që shërbenin në tempuj, veçanërisht në tempullin e Aferditës. Burrat kujdeseshin për flijimet dhe blatimet…
- Hilaira Bija e Leukipit, e fejuara e Linkeut. Dioskurët.
- Hili1 (Hiliasi), hero që në legjendat përmendet si shok i pandarë i Herakliut. Ky i fundit e mori atë me vete në fushatën e Argonautëve. ICur anija «Argo» arriti në Mizi (Azi e…
- Hili2 (Hili), biri i Herakliut dhe i Dejanirës, trashëgimtari kryesor i heroit më të madh të lashtësisë. Pas vdekjes së Herakliut, Hili u bë udhëheqësi i Heraklidëve…
- Himeneu Perëndi e martesës te grekët, biri i Apolonit. Ai ishte personifikim i këngëve martesore, ose i këngës së Himeneut. Për këtë personazh tregojnë shumë legjenda. Thoshin se…
- Himera Përbindësh përrallor, që lindi nga bashkimi i Ekidnës me Tifonin. Ajo kishte kokën e një luani ose atë të një dhie dhe bishtin e një dragoi. E rritur nga mbreti i Karisë…
- Hiperboreanët Popull përrallor, që, sipas Homerit, banonte në skajin verior, matanë anës së ftohtë të Veriut. Sipas Hesiodit, ishin popull i parapëlqyer i Apolonit, i cili i vizitonte…
- Hiperioni Titan, biri i Uranit dhe i Gjeas; u bashkua me të motrën, me të cilin lindi Heliosin, Selenën dhe Eojën.
- Hipermnestra 1. Njëra nga të pesëdhjetë Danaidat, e vetmja që nuk e vrau burrin e vet, Linkeun. 2. Nëna e Amfiaraut.
- Hipnosi Perëndia e gjumit, biri i Natës, vëlla binjak i Tanatosit (i vdekjes). Ai qetë-qetë fluturonte me fletët e tij nëpër tokë e nëpër det, me koka lulëkuqe në duar dhe…
- Hipodamia 1. Bija e mbretit të Elidës, Enomait, të cilin orakulli e kishte paralajmëruar se ai do të vdiste, në qoftë se do ta martonte Hipodaminë. I frikësuar, mbreti shpalli se…
- Hipokampi Kalë deti.
- Hipokrena (gr. burimi i kalit), burim që sipas traditës doli në majën e malit Helikon (Beoti) nga goditja e thundrës së kalit Pegaz. Ishte shumë i dashur për
- Hipolita Mbretëreshë e amazonave, bija e Aresit. Ajo kishte marrë nga i ati si shenjë të pushtetit të saj mbretëror një brez të mrekullueshëm, i cili ngjalli lakminë e Admetës…
- Hipoliti Biri i Tezeut dhe i mbretëreshës së amazonave, Antiopës (sipas një varianti i Hipolitës). Sapo lindi, gjyshja e tij Etra e çoi në Trezenë, kurse i ati u martua pas ca…
- Hipomedonti Të shtatët kundër Tehës.
- Hipomeni I fejuari i Atalantës. Atalanta.
- Hipsipila Bija e mbretit të Lemnosit, Toantit. Gratë e atij ishulli i kishin vrarë të gjithë burrat për tradhti. Vetëm mbreti Toant, babai i Hipsipilës, kishte shpëtuar nga vdekja.…
- Hiret Hyjnesha që personifikonin njëkohësisht bukurinë dhe gëzimin. Sipas Hesiodit, ato ishin tri: Aglaja (Shkëlqimja), Efrosina (Gëzimja) dhe Talia (Lulëzimja); ishin vajzat e…
- Hirieu Mbret legjendar i Beotisë, i përmendur për thesaret e tij.