Alopa

Alopa, bija e mbretit të Eleusinit në Arkadi, Cerkionit. Poseidoni u dashurua pas saj. Ajo lindi një djalë, Hipotoun, të cilin e braktisi sape e lindi. Foshnjën e porsalindur e ushqeu një pelë, pastaj e morën barinjtë, të cilët nga shpërgënjtë me të cilat ishte mbuluar, kuptuan se ai ishte nga shtëpia mbretërore. Ky lajm arriti deri te Cerkioni, i cili urdhëroi të vrisnin fajtoren, por Poseidoni e shndërroi atë në një burim, që mori emrin e saj.

Shih edhe