Augurët

Augurët, kolegjium i priftërinjve romakë, të cilët shtinin fall me anë të zogjve (vetë emri vjen nga fjala avis-zog). Augurët, së bashku me një zyrtar, dilnin në një vend të hapur, ndanin me mendje kupën e qiellit në katër sektorë dhe sipas sektorit ku dukeshin zogjtë, përcaktonin nëse ishin këto shënja të mira ose jo. Augurët shtinin fall edhe me qëndrimin e pulave të shënjta (psh. si e çukitnin ato ushqimin) dhe me dukuri të tjera si me rrufenë, gjëmimin etj. Augurët ushtronin një ndikim të madh në jetën politike, sepse interpretimet që u bënin ata falleve merreshin si bazë për të përcaktuar afatet e mbledhjeve dhe të fillimit të

luftës. Romakët e kulturuar, që në shekullin e I para es., talleshin me fallet e augurëve. Sipas Ciceronit, augurët, duke gënjyer besimtarët, shikonin njeri- -tjetrin në sy dhe mezi përmbanin gazin, sepse vetë ata nuk u besonin falleve. Shprehja «qeshja e augurit» përdoret për gënjeshtarët e mashtruesit. Ngaiijëherë augur quajnë me ironi një profet, të cilit i dështojnë profecitë.

Përmendet te