Aretuza
Aretuza, një nga nereidat, nimfë që bënte pjesë në kortezhin e Artemidës. Sipas legjendës një ditë, pasi ishte kthyer nga gjuetia, Aretuza po lhej në ujërat e lumit Alfe (që përshkon Arkadinë dhe Elidën). Perëndia e lumit u dashurua pas saj dhe e ndoqi atë deri në ishu- Bin e Ortigjisë (Sicili). Këtu Aretuza iu drejtua për ndihmë Artemidës, e cila e shndërroi në një krua, ujërat e të cilit buronin me vrull në ishullin e Ortigjisë. Lumi përpiqej gjithnjë të bashkohej përmes detit me kroin Aretuza. Ajo përfytyrohej si një grua e re, e rrethuar nga peshqit.