Adrasti

Adrasti, biri i Talait, mbretit të Argosit. Ky emër është përdorur për të emëruar princa të ndryshëm dhe jo hyjni. Ndoshta të gjitha vështirësitë për identifikimin e këtij personi vijnë nga humbja e ciklit epik për Tebën. Ka qenë për një kohë mbret i Sikionit (në Peloponez). Orakulli e kishte paralajmëruar se dy vajzat e tij do të martoheshin njëra me një derr dhe tjetra me një luan. Poliniku, biri i Edipit, dhe Tideu, biri i Ojneut. vepruan me dinakëri; u veshën me lëkurat e këtyre kcvfshëve dhe u martuan me të dy vajzat. Poliniku, të cilin e kh shte dëbuar nga Teba Eteokli, vëllai i tij, e nxiti të vjehrrin që ta ndihmonte të merrte pushtetin. Atëherë Adrasti udhëhoqi fushatën e të shtatëve kundër Tebës, në të cilën u vranë të gjithë heronjtë që morën pjesë; shpëtoi vetëm Adrasti në saje të një kali shumë të shpejtë që ia kishte dhuruar atij Herakliu. Që të hakmerrej për vrasjen e shokëve, Adrasti, dhjetë vjet më vonë, formoi një ushtri tjetër me epigonët, me bijtë e atyre që ishin vrarë në fushatën e të shtatëve kundër Tebës. Tebanët u mundën, por kjo fitore i kushtoi shtrenjtë Adrastit, i cili humbi djalin e vet, Egjaleun dhe vetë vdiq nga hidhërimi në Megara. Kulti i Adrastit ekzistonte në Sikion dhe lidhet edhe me themelimin e lojërave të Nemeut.

Shih edhe

Përmendet te