Shkronja
S
40 zëra
- Sabasi (Sabaci), hyjni që adhurohej në Trakë e në Frigji. Besonin se ai i shpëtonte njerëzit nga të gjitha të këqijat e mund t’i plotësonte të gjitha dëshirat e tyre. Kulti i…
- Salakia (Salacia), hyjneshë e lashtë romake, gruaja e Neptunit. Ishte hyjnesha e ujit të burimit dhe e valëve të forta të detit. Identifikohej me Amfitritën greke.
- Salinët (lat. valltarë), k'olegjium priftërinjsh romakë prej 12 vetash, i themeluar nga Numa Pompili për të ruajtur dymbëdhjetë mburojat e shenjta të Marsit (Ankilet), nga të…
- Salmoneu Biri i Eolit dhe vëllai i Sizifit. Mbasi kishte mbretëruar në Tesali, ai u detyrua të kalonte në Elidë, ku themeloi një qytet që e quajti me emrin e tij. Sipas traditës…
- Sarpedoni 1. Biri i Zeusit dhe i Laodamisë, mbret i Likisë. Kur Priami ishte i rrethuar në Trojë, Sarpedoni i shkoi në ndihmë dhe e mbrojti me trimëri qytetin, por u vra nga…
- Satirët Gjysmëhyjni të pyjeve, që poetët i ngatërronin shpesh me Faunët. Në mitologjinë greke satirët ishin bashkudhëtarë të Dionizit dhe personifikonin instiktet e egra. Ata…
- Saturnalet Saturni.
- Saturni Perëndi e lashtë romake e të mbjellave, që shumë shpejt u identifikua me Kronin. Paraqitej me drapërin e korrësit. Sipas legjendës, Saturni, pasi u shfronësua nga Zeusi…
- Selena Bija e Hiperionit dhe e Teisë, motra e Heliosit. Selena personifikonte hyjneshën
- Semela Bija e Kadmit dhe e Harmonisë, nëna e Dionizit. Sipas legjendës, Zeusi u dashurua pas saj. Hera xheloze e zbuloi sekretin e kësaj dashurie dhe vendosi të hakmerrej. Me…
- Semiramida (Semiramis), heroinë asiriane, vajza e hyjneshës së dashurisë dhe pllenimit, Derketo, e cila e hodhi foshnjën në një shkretëtirë. Vajzën e ushqyen pëllumbat që e vidhnin…
- Serapisi (Serapisi), një nga hyjnitë më të rëndësishëm të Egjiptit helenistik. Kulti i Serapisit u fut nga mbreti i Egjiptit helenistik, Ptolemeu I, i cili donte të bashkonte…
- Sfinksi (që të zë frymën, që s’të lë të marrësh frymë), përbindësh i tmerrshëm me kokë gruëtje, me trup luani, me krahë me kthetra të mprehta luani, që, sipas legjendës, jetonte…
- Sibilat Gra profete legjendare, që hiqeshin sikur të ishin të frymëzuara nga hyjnitë (në përgjithësi nga Dionizi ose nga Apoloni). Disa autorë të vjetër pranonin ekzistencën e…
- Sileni Personazh i dëgjuar i mitologjisë greke, biri i Panit dhe i një nimfe, edukator i Dionizit. Perënditë zbaviteshin me të dhe shpeshherë e thërrisnin në mbledhjet e tyre.…
- Silvani Hyjni romake e korijeve, e pemishteve dhe e pyjeve. Në fillim nderohej në trajtën e një peme, më vonë mori pamje njeriu dhe u identifikua me Panin ose me Faunin. Duke…
- Silviu (lat. i pyllit), biri i Eneut dhe i Laviniës. Sipas legjendës, djali i Eneut, Juli (Askanji), që themeloi Alba Longën, ia la pushtetin Silviut në
- Simplegadët (gr. që përplasen njëri me tjetrin), shkëmbinj të Pontit në hyrje të Bosforit, në Trakë. Sipas traditës mitologjike, këta dy shkëmbinj, dikur të lëvizshëm, përplaseshin…
- Sinidi Hajdut që jetonte në istmin e Korintit. Ishte aq i fuqishëm, saqë përkulte deri në tokë majën e një pishe, prej nga mori edhe nofkën Pitiokamptes (që përkul pishat).…
- Sinoni Kushëri i Odiseut. Në traditën më të vjetër epike përmendet rrallë; në «Eneidën» e Virgjilit del si gënjeshtar që i bindi trojanët të fusnin në qytet Kalin e Trojës.…
- Sirenat Përbindësha me
- Siringa (Sirinksa), nimfë e
- Siriusi (gr. djegës, përvëlues), yll shumë i madh që bën pjesë në yjësinë e Qenit të Madh. Me daljen e tij fillon koha e nxehtë e vitit. Në Egjiptin e vjetër dalja e Siriusit…
- Sizifi Biri i Eolit dhe i Enaretës, burri i plejadës Merop, babai i Glaukut dhe gjyshi i Belerofontit. Ai ndërtoi Korintin dhe qe mbret i parë i këtij qyteti. Të gjithë poetët e…
- Skamandri Biri i Hektorit dhe i Andromakës, i mbiquajtur Astianaks.
- Skeria Ishull i feakëve. Autorët e vjetër e identifikonin atë me Kerkirën (Korfuzi i sotëm). Dijetarët e sotëm janë të mendimit se Skeria është një ishull
- Skilla Nimfë e detit të Sicilisë. Pas saj u dashurua perëndia e detit, Glauku, por Circia, rivalja e Skillës nga xhelozia e shndërroi nimfën në një përbindësh të tmerrshëm.…
- Skironi Hajdut që qëndronte në istmin e Korintit. Ai i detyronte udhëtarët që t’i lanin këmbët, pastaj në shenjë falënderimi i hidhte ata nga maja e një shkëmbi në det, që të…
- Soteri (gr. shpëtimtar, mbrojtës). Epitet që u jepej shumë perëndive si Asklepit, Artemidës, Persefonit, Dioskurëve dhe veçanërisht Zeusit, lidhur me forcën e tyre për të…
- Spartët (që janë mbjellëj, luftëtarë që lindën nga ara, në të cilën Kadmi kishte mbjellë dhëmbët e dragoit që vrau vetë. Ata u therën, duke luftuar midis tyre, por shpëtuan vetëm…
- Steneli Biri i Perseut dhe i Andromedës, mbret i Mikenës. Steneli ishte burri i Nikipës, me të cilën pati katër fëmijë të dëgjuar në mitologji. Alkinojën, Meduzën, Euristeun dhe…
- Stenobia Belerofonti.
- Stentori Hero i Argosit, i cili mori pjesë në rrethimin e Trojës dhe u bë i dëgjuar për forcën e zërit të tij. Ky zë ishte
- Steropa (gr. Shkëlqimja, Vetëtimja) Plejadat. 2. Gruaja e Akelout, nëna e sirenave.
- Stihija Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si demon femër. Në Piana degli Albanesi në Sicili, në besimin popullor, ajo përfytyrohet si një kuçedër me krahë…
- Syqenëza Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një përbindësh femër a si një shtrigë me katër sy, dy përpara e dy prapa, që ndillte nuset e reja në shtëpi të…
- Shiu i artë Danaiu
- Shtojzovallet Figura të përrallave popullore shqiptare. Përfytyroheshin me një bukuri të madhe e me fuqi të mbinatyrshme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkët dhe pyjet e…
- Shtrigat Figura të mitologjisë shqiptare që përfytyroheshin si gra dhe sidomos si plaka të këqija e shumë të shëmtuara që jetonin në natyrë, sidomos në vende të fshehura, nëpër…
- Shtyllat e Herakliut Emër i vjetër i dy shkëmbinjve në brigjet kundruall ngushticës të Gjibraltarit. Sipas mitit, që të shkonte te Gerioni dhe të merrte lopët, Herakliut i duhej të arrinte…