Arreforitë
Arreforitë, festat e athinasve me karakter mistik, që organizoheshin për nder të Atenës. Gjatë këtyre festave, të cilat kremtoheshin në qershor-korrik, shpinin në Akropol sende të shenjta e të mistershme, që ia dhuronin hyjneshës mbrojtëse të qytetit. Figurat kryesore në arreforitë ishin katër vajza nga familjet aristokrate të moshës nga 7-11 vjeç. Ato zgjidheshin nga arkondi-mbret, dy për të ndihmuar në endjen e fustanit të Atena Paladës dhe dy prër të sjellë në Akropol, një natë përpara festës, enë që përmbanin sende të shenjta e të mistershme, të lidhura me kultin e hyjneshës. Riti kishte për qëllim të rriste pjellorinë e tokës dhe të siguronte begatinë e qytetit të Athinës.