Amiku
Amiku, vigan, biri i Poseidonit, mbret i bebrikëve të Bitinisë (në Azinë e Vogël). Ai i detyronte udhëtarët që kalonin në vendin e tij, të luftonin me të me grushte. Në mbarim të këtyre ndeshjeve Amiku, që dilte gjithmonë fitues, i vriste kundërshtarët. Kur në vendin e tij erdhën argonautët, Amiku i propozoi më trimit prej tyre dyluftimin me grusht. Poluksi e pranoi dyluftimin dhe e vrau Amikun.