Aristeu
Aristeu, b’iri i Apolonit dhe i nimfës Kirenë, që i mësoi njerëzit të rritin bletët. Legjenda tregon se ai padashur i shkaktoi vdekjen Euridikës, gruas së Orfeut. Nimfat që shoqëronin Orfeun, u hakmorën, duke shkaktuar ngordhjen e të gjitha bletëve të Aristeut. I dëshpëruar, ai shkoi te orakulli, që e këshilloi të therte katër dema dhe katër mëshqerra, për të qetësuar manët e zemëruar të Euridikës. Menjëherë nga të brendshmet e kafshëve të therura doli një tufë bletësh. Kjo legjendë është përdorur nga Virgjili si subjekt i njërit prej episodeve më të bukura të «Gjeorgjikëve» (kënga IV).