Shkronja
P
108 zëra
- Paks (te romakët) është hyjnesha që personifikon paqen. Identifikohet me Irenën greke.
- Palamedi Hero grek, biri i Nauplit, mbretit të Tebës, dhe i Klimenës. Mori pjesë në luftën e Trojës, ku u dha grekëve këshilla të vlefshme dhe i shëroi ata nga plagët dhe…
- Palemoni Melikerti.
- Palada Paladiumi. statujë që paraqiste imazhin e Atena Paladës; e cila ruhej në fshehtësi të madhe, sepse ezistenca e saj lidhej me atë të qytetit që i përkiste. Një nga më të…
- Panacea Bija e Asklepit dhe e Lampetisë, bënte pjesë në grupin e hyjnive që shëronin të gjitha sëmundjet, duke përdorur bimët mjekësore.
- Panathinatë Festa kryesore e athinasve që i kushtohej lindjes së Atenës, hyjneshës mbrojtëse të qytetit. Sipas legjendës, themeluesi i saj ka qenë Tezeu, që e kishte lidhur këtë…
- Pandareu Hero i Miletit, që sipas legjendës, kapi një ditë qenin e artë që ruante Zeusin foshnjë në Kretë dhe ia dha Tantalit. Zeusi e dënoi atë duke e ngurosur.
- Pandari Hero i Likisë (në Azinë e Vogël), që shkoi në ndihmë të trojanëve. Apoloni i dhuroi atij një hark dhe e mësoi si ta përdorte. Ai u shqua për trimërinë e tij. Pandari…
- Pandioni 1. Mbret i Athinës, biri i Eriktonit dhe babai i Proknës dhe i Filomelës. 2. Mbret i Athinës, nipi i Erekteut dhe babai i Egjeut, i Palantit, i Nisit dhe Likut. I përzënë…
- Pandora Emri i gruas së parë të gjinisë njerëzore. Sipas legjendës, Zeusi, i zemëruar nga Prometeu që kishte rrëmbyer zjarrin për t’ua shpërndarë njerëzve, urdhëroi Hefestin që…
- Pandrosa Aglaura.
- Pani Perëndi arkadike e pyjeve, e barinjve, e kopeve dhe e gjahtarëve. Ishte biri i Hermësit dhe i vajzës së nimfës Driopë. Ai ishte kaq i shëmtuar kur lindi, me brirë. këmbë…
- Panteoni Tempulli që grekët dhe romaket e vjetër ia kushtonin gjithë perëndive. Më i njohur është ai i Romës. Panteoni i Romës ishte i vendosur në fushën e Marsit. Ai njihet…
- Paridi Hero troian, biri i mbretit të Trojës, Priamit dhe i Hekubës, e cila kur ishte shtatzënë me të, pa në ëndërr sikur mbante në gjirin e saj një urë zjarri që digjte…
- Parkat Moirat.
- Parnasi Masiv malor që ndodhet disa kilometra larg nga Delfi. Njihej si vendqendrim i muzave dhe, sidomos i Apolonit dhe i Dionizit, vend i privilegjuar, ku muzikantët dhe poetët…
- Partenoni Tempull kryesor në Athinë, që i qe kushtuar Atenës-virgjireshë, mbrojtëses së qytetit. Partenoni u ndërtua në Akropol, në vitet 447-438 para es. nga Iktini dhe Kalikrati.…
- Partenopa (Partenopea), një nga sirenat që u hodhën në det nga inati, se nuk arritën të magjepsin Odiseun me këngën e tyre. Trupin e Partenopës e përplasën valët në brigjet e…
- Partenopeu Një nga shtatë heronjtë që luftuan kundër Tebës. Sipas një legjende të vjetër, ai ishte vëllai i Adrastit, kurse sipas një gojëdhëne tjetër, ishte biri i Atalantës.
- Partenos (Partena gr. virgjëreshë) 1. Epiteti i Atenës, nga i cili rrjedh emri i tempullit kryesor të Athinës, Partenonit. 2. Bija e Apolonit dhe e Krisotemidës. Ajo vdiq e re dhe…
- Pasifaja (gr. tërë shkëlqim) 1. Mbretëreshë legjendare e Kretës, bija e Heliosit, motra e Circes. Ajo u martua me mbretin e Kretës, Minosin, me të cilin pati shumë fëmijë…
- Pasitea 1. Njëra nga të Mirat, e quajtur edhe Agllaia. 2. Një nga Nereidat.
- Paupertata (Paupertas) Penia
- Peani Hyjni te grekët e vjetër, që mbronte njerëzit nga e keqja dhe rreziqet. Homeri tregon se Zeusi e kishte marrë Peanin në Olimp dhe e kishte bërë mjek të perëndive. Poetët…
- Pefreda Njëra nga Graiet.
- Pegasi Kalë me fletë, që luan rol të madh në shumë legjenda. Ai lindi nga gjaku i Gorgonës Meduzë, që vrau Perseu. Heroi e përdori atë në shumë ekspedita. Njëherë, kur ishte…
- Peleu (Peleusi), hero legjendar i Tesalisë, biri i mbretit të Egjinës, Eakut dhe babai i Akilit. Me të vëllanë, Telamonin, ai vrau vëllanë tjetër, Fokun. I ati e përzuri Peleun…
- Peliadat Me këtë emër quhen vajzat e Peliut.
- Pelioni Mal në Tesali, në bregun e detit Egje. Pelioni ka luajtur rol në shumë legjenda. Gjigantët në luftën e tyre kundër perëndive u përpoqën të vendosnin Pelionin dhe malin…
- Peliu (Pelias), mbret legjendar i Jolkut në Tesali, biri i Poseidonit dhe i nimfës Tirojë. Ai ishte binjak me Neleun, vëllai i Esonit dhe babai i Akastit. Sipas legjendës…
- Pelopi (Pelopsi), hero i Peloponezit, biri i mbretit të Lidisë, Tantalit. Legjenda thotë se perënditë, kur ishin duke udhëtuar në Azinë e Vogël me pamje njerëzore, qëndruan te…
- Pelopia Nëna e Egistit. Atreu
- Pellazgët Popull i lashtë parahelenistik që konsiderohet si popullsia autoktone e Greqisë dhe e rajonit të Egjeut përpara ardhjes së fiseve helenike. Burimet e lashta greke, midis…
- Pellazgu Paraardhësi legjendar i fisit të pellazgëve, banorëve të parë të Greqisë. Në rajone të ndryshme ishin thurur legjenda të ndryshme për të. Kështu në Arkadi ai quhet bir i…
- Penatët Hyjnitë e vatrës, që kujdeseshin për mirëqenien e familjes, në besimin romak. Emri i tyre lidhet me fjalën penus (dollapi i ushqimeve) dhe cella panaria (qilarin e…
- Penelopa Bija e Ikarit clhe e Peribejës, gruaja e mbretit të Itakës, Odiseut dhe nëna e Telemakut. Te Homeri ajo paraqitet si një grua e virtytshme dhe si mbrojtëse besnikë e…
- Penia Hyjneshë që personifikonte varfërinë. Në veprën «Pluti» të Aristofanit ajo përfaqëson virtytet e kohëve të vjetra. Te romakët quhej Paupertata.
- Pentesilea Mbretëresha e amazonave, bija e Aresit. Pas vrasjes së Hektorit ajo shkoi të ndihmonte Priamin në Luftën e Trojës, por u vra nga Akili. Kur ishte duke i marrë armët…
- Penteu Biri i Ekionit dhe Agavës, bijës së Kadmit, mbret i Tebës. Ai kundërshtoi futjen e kultit të Dionizit në Tebë. E zemëruar perëndia çmendi nënën e tij, Agavën, e cila në…
- Perdiku (Perdiks) (gr. thëllëzë), motra e Dedalit dhe nëna e Talosit. (Talos). Ky mit është keqinterpretuar dhe shpesh Perdiku paraqitet si nipi i Dedalit.
- Perëndia Hyjnia supreme e qiellit në fenë parakrishtere shqiptare, sundimtari i qiellit dhe i rrufesë. Emri i tij është rrënja e fjalës shqipe «perëndi» (zot, hyjni) dhe…
- Peribeja (Periboja) 1. Gruaja e Telamonit, nëna e Ajaksit. 2. Gruaja e dytë e mbretit të Kalidonit, Ojneut, me të cilin lindi Tideun, që ishte babai i Diomedit. 3. Nimfë, gruaja e…
- Perifeti Vigan, biri i Hefestit dhe i Antiklesë. Ashtu si edhe i ati ai ishte çalaman, por kishte duar të forta dhe trup të madh. Asnjë i huaj nuk mund të kalonte nëpër Epidaur…
- Permesidat Muzat e lumit të Permesit (Beoti), që buronte nga mali Helikon dhe derdhej në liqenin Kopais. Lumi i ishte kushtuar Apolonit dhe muzave, prandaj ujërat e tij…
- Peroja Bija e Neleut dhe e
- Persea Bija e Oqeanit, gruaja e Heliosit, nëna e Circes.
- Persefoni Bija e Zeusit dhe e Demetrës. Ishte hyjnesha e drithërave dhe e pllënimit. Miti flet për rrëmbimin e Persefonit nga Hadi, kur ajo po luante me nimfat në një luginë pranë…
- Perseu Heroi i Argosit, biri i Zeusit dhe i Danajës. Sipas legjendës, mbreti i Argosit, Akrisi, kishte një vajzë, Danajën, të
- Përbindëshi Qenie fantastike, e stërmadhe dhe e shëmtuar, që na del nëpër besime e përralla popullore, siç janë psh. kuçedra, lubia etj.
- Pianepsitë Festa që organizoheshin në Athinë për nder të Apolonit në ditën e shtatë të muajit të pianepsionit (fundi i tetorit-fillimi i nëntorit). Atë ditë banorët, per të kujtuar…
- Pieridat Nëntë bijat e Pierosit, të cilave ai u kishte dhënë emrin e muzave. Vajzat e reja i sfiduan ato në artin e muzikës. Nimfat e vendit, që u zgjodhën si arbitër, ua dhanë…
- Pietata (Pietas), hyjneshë që personifikonte mëshirën. Atë e paraqitnin në përgjithësi me pamjen e një gruaje të mbuluar me vel, duke djegur temjan në altar. Për nder të kësaj…
- Pigmalioni Skulptor legjendar i Qipros, që jetonte i vetmuar, duke iu shmangur martesës, sepse donte që gjithçka t’ia kushtontë artit të vet. Njëherë ai bëri një statujë shumë të…
- Piku (Pikus), mbret legjendar i Laciumit, biri i Saturnit dhe burrë i nimfës Karmenë, me të cilën pati një djale, Faunin. Ai u parathoshte ierëzve të ardhmen, me ndihmen e…
- Piladi Heroi fokidas, i dëgjuar për miqësinë që e hdhte me Orestin. Ishte nipi i Agarhemnonit. Ai e shoqëroi Orestin në Mikenë dhe këtu e ndihmoi që të hakmerrej kundër vrasësve…
- Pindi Kreshtë malore në perëndim të Greqisë. Në lashtësi Pindi quhej strehë e shenjtë e
- Pirami Djalosh babilonas, i dëgjuar për dashurinë e tij tragjike me Tisbën. Sipas legjendës që e gjejmë te Ovidi, dashurinë e Piramit me Tisbën e pengonin prindërit. Kur panë se…
- Piritoni (Piritoos), biri i Iksionit ose i Zeusit, mbret i lapitëve. Pjesën më të madhe të bëmave të tij e kreu së bashku me Tezeun, me të cilin u bë mik i pandarë. Me Tezeun ai…
- Pirra Deukalioni Pirro Neoptolemi Pistori (lat. bukëpjekës, furrtar), epitet që iu dha Jupiterit, sepse, sipas legjendës, u tha romakëve të rrethuar nga galët në kodrën e…
- Pitoja (Peitoja), hyjneshë alegorike e bindjes dhe e gojëtarisë. Kulti i saj bashkohej me atë të Afërditës. Romakët i kishin dhënë emrin Suada ose Suadela. E lidhur me…
- Pitoni Gjarpër i përbindshëm. Kishte njëqind kokë dhe njëqind gojë që villnin flakë. Sipas legjendës, Hera, kur mori vesh që Latona kishte mbetur shtatzënë me Zeusin, i kërkoi…
- Plakat Në mitologjinë shqiptare janë personifikimi i tri ditëve të ftohta që bien në fund të marsit a në fillim të pri- Ilit. Legjenda popullore bën fjalë për një plakë, e cila…
- Pleiona Bija e Oqeanit dhe e Tetidës, gruaja e Atlasit dhe nëna e shtatë plejadave. E ndjekur gjatë pesë vjetëve nga Orioni, ajo u shndërrua në yll.
- Plejadat Bijat e Atlasit dhe
- Pleksipi Biri i Testiut dhe vëllai i Altajës, ungji i Meleagrit. Ai mori pjesë në gjuetinë e famshme të derrit të Kalidonit. Kur Meleagri vendosi t'ia jepte lëkurën e derrit…
- Plisteni (Pleisteni), biri i Pelopit dhe i Hipodamisë. Sipas një versioni tjetër, ishte biri i Atreut dhe burri i Evropës, babai i Agamemnonit dhe i Menelaut.
- Pluti (Plutosi), perëndia e
- Plutoni Plurius Jupiteri
- Podaliri Biri i Asklepit dhe vëllai i Makaonit. Të dy këta u bënë shërbime të mëdha grekëve, duke shëruar të plagosurit në Luftën e Trojës. Podaliri dhe Makaoni shëruan edhe…
- Podarku Emri i parë i Priamit.
- Poliada Emër që e kishfce marrë hyjnesha Atenas — mbrojtësja e qytetit të Athinës (nga gr. polis-qytet).
- Polibi Mbret i Korintit, i cili e mori Edipin në shtëpi dhe e rriti si djalin e vet.
- Polidamanti (Polidamos), hero trojan, miku i Hektorit. Ai nuk ishte aq trim sa Hektori, por ishte më i ditur se ai dhe kishte aftësinë të njihte të shkuarën e të ardhmen.
- Polidekti Mbreti i ishullit Serif. Perseu
- Polideuku Dioskurët
- Polidora Bija e Meleagrit, gruaja e Protesilaut. Ajo vrau veten nga dëshpërimi kur mësoi se burri i saj qe vrarë në Trojë. Sipas një varianti tjetër, gruaja e Protesilaut ishte…
- Polidori Biri më i vogël i Priamit dhe i Hekubës/ I atf e kishte porositur që të mos përziej me luftëtarët, por ai nuk u bind dhe u vra nga Akili me një të goditur të shigjetës.
- Polifemi Më i madhi dhe më i shëmtuari nga ciklopët, biri i Poseidonit. Ai herë ruan'te kopenë e madhe në brigjet e detit, herë ndiqte në pyll tigrat dhe arinjtë, të cilët i…
- Polifonti Meropi
- Polikseni Bija e Priamit dhe e Hekubës, e dashura e Akilit, që e kishte parë atë gjatë një armëpushimi. Kur Priami erdhi te Akili për të kërkuar trupin e Hektorit, ai mori me vete…
- Polimestori (Polimnestori), mbret i Kersonesit në Trakë, burri i Ilionës, vajzës së mbretit Priam. (Polidori).
- Polimnia (Polihimnia), një nga nëntë muzat, bija e Kujtesës. Ajo mbronte himnet ose këngët e shenjta. Sipas një legjende, ajo kishte shpikur harmoninë. Ttfë skulpturë e paraqesin…
- Poliniku Biri i Edipit dhe i Jokastës, vëllai i Eteoklit, i Antigonës dhe i Ismenës. Pas mërgimit të Edipit nga Teba, Poliniku dhe Eteokli ranë dakord të sundonin me radhë, duke…
- Politi Biri i Priamit dhe i Hekubës, njëri nga princët më të rinj të Trojës. Gjatë natës fatale të rënies së Trojës, Politi u ndjek nga Neoptolemi (Pirroja), biri i Akilit…
- Poluksi Dioskurët.
- Pompa Procesion solemn me karakter fetar, që bëhej zakonisht për të çuar dhurata në tempullin e një perëndie. Më të njohura janë pompat që bëheshin në panathinatë e mëdha dhe…
- Ponti (Pontus), perëndi e lashtë e detit, personifikim i thellësive detare. Ishte biri i Gjeas (Tokës), i lindur pa babë. U martua me Gjeanë dhe pati pesë fëmijë: Nereun…
- Pontifikët Kolegjium priftërinjsh në Romë, që thuhet se është themeluar nga Numa Pompili. Ai përbëhej në fillim prej katër anëtarësh, por më vonë arriti deri në nëntë (në vitin 300…
- Porfirioni Gjigant që luftoi kundër perëndive të Olimpit. U vra nga Zeusi.
- Portaoni Mbret i Kalidonit. Ishte biri i Agenorit, babai i Ojneut; gjyshi i Dejanirës dhe i Meleagrit.
- Poseidoni Perëndi e detrave dhe një nga 12 perënditë më të mëdha të Olimpit grek. Ishte biri i Kronit, vëllai i Zeusit dhe i Hadit. Kur të tre vëllezërit ndanë botën, Poseidonit i…
- Prende (Premte, Premtja), hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë në mitologjinë shqiptare, gruaja e Perëndisë, hyjnisë supreme të qiellit. Emri i saj i ka dhënë emrin ditës së…
- Preti (Proiti), mbret legjendar i Argosit, biri i Abantit, vëllai i Akrisit. I detyruar të ikte pas grindjes me të vëllanë për fronin, ai gjeti strehë te mbreti i Likisë…
- Pretidat (Proitidat), bijat e Pretit, mbretit të Argosit dhe të Stenobesë. Sipas disave ato ishin dy. Ato patën guximin ta quanin veten më të bukura se Hera. E zemëruar, hyjnesha…
- Priami Mbret legjendar i Trojës, biri i Laomedontit, që në fillim quhej Podark. Legjendat e shpjegojnë përse ai më vonë kishte marrë emrin Priam. Tregonin se Laomedonti refuzoi…
- Priapi Perëndi e kopshteve, e vreshtave, e lundrimit etj., biri i Dionizit dhe i Afërditës. Kulti i tij u mor nga Azia e Vogël dhe së këtejmi u përhap në të gjithë Greqinë dhe…
- Priftërinjtë Në fenë pagane persona që kryenin shërbesën fetare, flijimin etj. Grup shoqëror që merret me drejtimin e kultit fetar. Në shoqërinë pa klasa funksionet e priftit i…
- Prokna Bija e mbretit të Athinë6, Pandion, motra e Filomelës. Legjenda tregon se mbreti i Tesalisë, Tereu, si shpërblim për ndihmën që i dha Pandionit në luftë kundër tebanëve…
- Prokrusti (Prokusti), hajdut i Athinës, i cili në të vërtetë quhej Damast ose Polipemon. Ai u mbiquajt Prokrust (ai që shtrin, zgjat gjymtyrët) për shkak të torturave që bënte. Ai…
- Prometeu Biri i titanit Japet dhe i Klimenës, vëllai i Atlasit dhe i Epimeteut. Prometeu ishte një gjigant, nga forca e të cilit Zeusi gjithnjë kishte frikë. Profet dhe shpikës…
- Protesilau Mbret i njërit prej fiseve të Tesalisë. Ai u nis për në Trojë me 40 anije, pasi ishte martuar me Laodaminë, bijën e Akastit nga familja e Jasonit. Një orakull kishte…
- Proteu Biri i Poseidonit dhe i Tetidës, burri i Psamatës, hyjni deti e dorës së dytë, i ngarkuar të ruante kopetë e të atit. Sipas Homerit, ai banonte në
- Prozerpina Hyjneshë romake që indentifikohej me hyjneshën greke Persefoni.
- Psamata Bija e Nereut dhe e Dorisit, gruaja e Proteut, nëna e Linit.
- Psikea (Psika), sipas legjendës që na jep Apuleu (në Metamorfozat), ishte vajza e një mbreti, aq e bukur, saqë Venusi u bë xheloze dhe porositi Kupidin t’i fuste Psikes…
- Psikopompi (përcjellës i shpirtrave), epitet i Hermesit, që ishte ngarkuar të çonte shpirtrat e të vdekurve në Had.
- Pterelau Mbret legjendar i fisit të telebojve (në Akarnani). Ishte biri ose nipi i Poseidonit. Legjenda tregon se Elektrioni, mbreti i Mikenës, priti një ditë në shtëpinë e tij…
- Piteu I cili menjëherë e gjeti enigmën e përgjigjes. Ai e kuptoi se Egjeu do të lindte një djalë, i cili do të ishte hjeroi më i madh i Athings. Piteu 'donte që atdheu i heroit…