Aurora
Aurora, hyjneshë romake, që personifikonte agimin, lindjen e ditës së re. Poetët e identifikuan me Eojën greke dhe i atribuan të gjitha legjendat që kishin liclhje me të. Ashtu si Eoja, Aurora konsiderohej si vajza e Hiperionit dhe motra e Heliosit, që u sillte njerëzve dritën e mëngjesit. Paraqitej zakonisht e mbuluar me rreze, hipur në një qerre që tërhiqej nga kuaj të bardhë, e cila shkonte përpara qerres së Diellit. Atë e paraqitnin edhe si një hyjneshë me fletë. mbuluar me një fustan të ndritshëm, që derdhte vesën mbi tokë, ose të mbuluar me vel. duke hapur me gishtërinjtë e saj portat e Lindjes së Diellit.