Akademi

Akademi, një copë tokë në veriperëndim të Athinës, që i përkiste heroit Akadem. Në këtë tokë u ngrit. më vonë një gjimnaz, ku Platoni dhe filozofë të tjerë jepnin mësime çdo ditë. Kjo shkollë, e themeluar prej tij, mori emrin akademi. Sot, fjala akademi përdoret për të emëruar institucione shkencore dhe artistike (Akademia e Shkencave, Akademia e Arteve etj).