Amfitrita

Amfitrita, hyjneshë e detit, bija e Nereut dhe e Doridës. Sipas legjendës, Poseidoni e kishte parë një ditë kur ajo luante në breg të detit me motrat e saj, Nereidat, dhe donte ta merrte për grua. Por ajo iku tek Atlasi, që jetonfe në kufijtë më të largët të detit. Një delfin e rrëmbeu dhe ia dha perëndisë së detit, që e bëri nënë të Tritonit dhe të një numri të madh nimfash. Poetët e paraqitin atë duke shëtitur mbi ujëra, hipur

në një qerre në formën e një guaske, tërhequr nga delfinët ose nga hipokampët (kuaj deti). Në dorë ajo mbante një skeptër ari, për të treguar pushtetin e saj mbi valët.

Shih edhe

Përmendet te