Epiteti
Epiteti (emër i ngjitur), në periudhën e hershme të historisë së Greqisë, çdo komunë greke që bënte një jetë më vete dhe kishte kultin e hyjneshës së vet, që personifikonte një dukuri të caktuar të natyrës ose të jetës shoqërore. Me bashkimin e komunave filloi të shfaqej edhe tendenca për bashkimin e kulteve. Por ky proces bëhej mengadalë. Në fillim mbetën disa hyjni që personifikonin të njëjtën dukuri të natyrës ose të jetës shoqërore dhe që kishin funksione analoge (Heliosi dhe Apoloni, Selena dhe Artemida). Por qëllonte që procesi i shkrirjes nuk ndalej dhe të dy hyjnitë paraqiteshin në një perëndi. Njëra hyjni (zakonisht ajo e komunës së mundur) e humbiste rëndësinë e vet si hyjni e pavarur, emri i saj dalëngadalë harrohej dhe bëhej epitet i komunës që kish fituar. Kështu, në Atikë miti ruajti kujtimin mbi luftën që bëri hyjnesha Atenë me gjigantin Palant, (Palas). Pas fitores së hyjneshës, emri i ndryshuar i Palantit, iu ngjit emrit të Atenës dhe u bë epitet i saj: Atena Palada. Kulti i Palantit' u shkri me atë të Atenës.