Feba

Feba (Foiba) 1. Bija e Uranit dhe e Gjeas. Ajo u martua me Ceun dhe qe nëna e Latonës dhe e Asterisë. 2. Bija e Leukipit mbretit të Mesinës. U rrëmbye nga Dioskurët me të motrën, Hilaria, kur ishte duke u martuar me Idin.

Febi (gr. i shkëlqyeshëm) → Apoloni

Fecialet, kolegjium priftërinjsh në Romë, që luante një rol të madh në marrëdhëniet me vendet e tjera. Kolegjiumi u themelua në epokën mbretërore dhe detyra kryesore e tij ishte të shenjtëronte me rite fetare shpalljen e luftës dhe përfundimin e paqes. Facialet zgjidheshin nga familjet më aristokratike dhe ishin të trashëgueshme.

Shih edhe