Pieridat

Pieridat, nëntë bijat e Pierosit, të cilave ai u kishte dhënë emrin e muzave. Vajzat e reja i sfiduan ato në artin e muzikës. Nimfat e vendit, që u zgjodhën si arbitër, ua dhanë fitoren muzave. Por në vend që të pajtoheshin me këtë vendim, Pieridat filluan t’u drejtohen me të shara rivaleve të tyre. Apoloni, si dënim për fjalët fyerëse, i shndërroi ato në laraska.

Shih edhe