Dafna
Dafna (Dafnea), nimfë që personifikonte dafinën. Ishte bija e perëndisë së lumit Pene (në Tesali). Apoloni e dashuronte atë, por Dafna, për të shpëtuar nga ndjekjet e tij, kërkoi ndihmën e të atit. Ky i fundit e shndërroi vajzën në dafinë (në gjuhën greke dafna do të thotë dafinë), që u bë druri i shenjtë i Apolonit.