Larët

Larët, hyjni romake me origjinë Tëtruske, bijtë e Mërkurit dhe të Larës. Ata konsiderohesnin si snpirtra të mirë, si gjeni, që mbronin çdo shtëpi romake, të trashëguar brez pas brezi. Romakët besonin se larët mbronin zotërinjtë e shtëpisë jo vetëm në shtëpi, por edhe në udhëtim, në punët bujqësore e në luftë. Figurat e larëve shtëpiakë vendoseshin në një sënduk të veçantë, pranë vatrës së shtëpisë. Kur uleshin për të ngrënë, vinin para larëve, në pjata të vogla, pjesën e tyre të ushqinnt. Larëve shtëpiakë u shtohen larët e shumtë publikë, që garantonin sigurimin e rrugëve, të arave, të kryqëzimit të rrugëve dhe larët e qytetit, që zgjidheshin midis perëndive romake, të tillë si Janusi, Diana, Mërkuri. Larët në fillim i paraqitnin në trajtën e një statuje të vogël me tiparet e një djaloshi. Më vonë ata i përfytyronin në formën e një gjeniu pa fletë, që duket sikur kërcen i veshur me një tunikë, shtrënguar pas belit, me çizme të lehta. Shpesh ata shoqërohen nga një qen, emblemë e besnikërisë. Më vonë fiala larë u bë sinonim i shtëpisë, i vatrës shtëpiake.

Lari (laur, dafinë), dru i shenjtë i Apolonit, perëndisë mbrojtëse të arteve. Grekët dhe romakët e vjetër u vinin kurorë me gjethe lari (dafine) poetëve. atletëve fitues të një gare. artistëve, etj. Zakoni për të zbukuruar me kurorë lari fituesit ruhet edhe sot e kësaj dite. Që këtej e ka origjinën fjala laureat.

Shih edhe

Përmendet te