Taloja

Taloja, (gr. lulëzimja) ora e pranverës, që ndihmonte të lulëzonin bimët.

Tamirisi (Tamiriu), poet dhe muzikant i Trakës, biri i Filamonit dhe i nimfës Argiopë, i dëgjuar për krijimet e tij vokale dhe lirike. Së bashku me Orfeun ishin nga poetët mitikë më të dëgjuar të Greqisë. Artin e muzikës e kishte mësuar nga Lini. Legjendat thonë se këtë art ai ia kishte mësuar dhe Homerit. Tregojnë se Tamirisi ishte dashuruar pas Hiasintës, por kishte rival Apolonin. Perëndia, që ta hiqte qafe, u tha muzave se poeti ishte mburrur se ua kalonte atyre. Të zemëruara. të nëntë hyjneshat e dënuan Tamirisin, duke e lënë pa gojë. Nga dëshpërimi ai e theu lirën e vet dhe e hodhi në lumë. Një tragjedi mbi Tamirisin ka shkruar Sofokliu (nuk është ruajtur) dhe vetë luajti në të rolin kryesor.

Tanatosi personifikim i vdekjes. Në tragjedinë e tij «Akesta» Euripidi e përmend atë si perëndi të vdekjes. Ai jetonte në mbretërinë e nëntokës. Kishte lindur nga Nata në të njëjtën kohë kur lindi dhe vëllai i tij binjak, Hipnosi (gjumi). Ai kishte zemër të hekurt dhe urrehej nga perënditë. Ishte i vetmi nga perënditë që nuk pranonte dhurata. Përmendet veçanërisht në mitin mbi Sizif!n‘ ë veprat e artit paraqitej si një djalosh me një pishtar të shuar në dorë.

Shih edhe