Didima
Didima, qytet i vjetër në
Azinë e Vogël, pranë Miletit. Aty ndodhej tempulli i Apolonit, ku vinin nga të gjitha anët për t’u këshilluar me orakullin. Kulti i perëndisë Apolon drejtohej nga familja priftërore e brankidëve. Në kohën e luftërave greko-persiane tempullin e Didimës e dogjën persianët. Në shekullin IV para es. tempuili u rindërtua.