Pani
Pani, perëndi arkadike e pyjeve, e barinjve, e kopeve dhe e gjahtarëve. Ishte biri i Hermësit dhe i vajzës së nimfës Driopë. Ai ishte kaq i shëmtuar kur lindi, me brirë. këmbë, mjekër si të cjapit, saqë e ëma, e tmerruar, e braktisi. I ati, Hermesi, e mori në duar dhe e çoi në Olimp. Sipas legjendës, ai banonte dhe në pyje, duke preferuar vendet e vetmuara dhe shpesh bashkohej me nimfat dhe satirët në kortezhet e Dionizit. Me shfaqjen e tij të papritur dhe me britmën e tmerrshme që nxirrte në orët e qeta të mesditës, ai u kallte tmerrin gjithë atyre që i prishnin atij qetësinë e, që këtej e ka burimin edhe fjala «panik». Sipas besimeve të grekëve, ai me britmën e tij frikësonte një ushtri të tërë, duke e detyruar atë t’ua mbathte këmbëve. Në moshë të re ai ndiqte pranë lumit Ladon të Arkadisë. Siringën, pas së cilës u dashurua. Por në çastin kur ishte duke e arritur, hyjneshat, të prekura nga tmerri i saj, e shndërruan nimfën në një kallam, nga i cili Pani bëri fyellin e tij. Ai kishte aftësinë për të parashikuar dhe këtë art ia kxshte mësuar Apoloni. Panin e adhuronin veçanërisht në Arkadi, ku ai kishte një faltore. Në Athinë kulti i tij u fut pas betejës së Maratonës, për kujtim të tmerrit e panikut që u kishte kallur ai persianëve dhe, që sipas besimit grek, përcaktoi disfatën e tyre. Për nder të tij, çdo vit athinasit organizonin procesione madhështore me pishtarë. Në periudhën klasike (shekujt VI-IV para es.), pani si perëndi e pllenimit filloi të adhurohej shpejt në të gjithë Greqinë. Romakët e identifikuan Panin me perëndinë e tyre Faunus. Pani fitoi edhe atribute të reja. Emri i tij u lidh me legjenda të shumta, ai përmendet si mjek dhe shërues, si profet dhe si shpikës i fyellit baritor etj. Të gjitha këto shprehin forcën e pamposhtur të krejt natyrës, prandaj nën ndikimin e filozofisë greke, Pani u lidh me idenë e pjellorisë. Ky koncept i një perëndie të përgjithshme abstrakte lidhet ngushtë me historinë aq të çuditshme që tregon Plutarku: Në kohën e perandorit romak Tiber, një anije ngeci papritur në ujërat e detit Ejf- Pas kësaj u dëgjua një zë që i kërkonte timonierit të anijes të bërtiste kur të arrinte pranë brigjeve: «Pani i madh vdiq». Pas shumë ngurimesh timonieri vendosi të lajmëronte vdekjen e Panit dhe menjëherë u përhapën në të gjitha anët rënkime të dhimbshme, sikur tërë toka të ishte në zi. Sipas priftërinjve të krishterë, vdekja e Panit ishte fundi i paganizmit që u zëvendësua nga krishtërimi. Një inter- Pretirri i tillë jepet edhe në letërsinë artistike. Në kuptimin e figurshëm shprehja «vdiq Pani i madh» përdoret për të treguar jo vetëm vdekjen e një njeriu të shquar, por edhe fundin e një epoke të caktuar historike.