Etiopët
Etiopët, sipas legjendës greke, popull mitik, vendi i të cilëve nuk kishte kufij të përcaktuar. Thuhej se ata jetonin në rajonet plot diell të gjithësisë, atje ku Heliosi perëndon dhe lind njëkohësisht, duke djegur lëkurën e tyre dhe duke u dhënë një çehre të zeshkët. Ata bënin një jetë të lumtur që ia kushtonin krejt lavdisë së Apolonit, perëndisë së kësaj drite, që ua bënte arat pjellore dlie u siguronte mirëqenien. «Iliada» i thur lavdi njërit prej mbretërve cë tyre, Memnosit. Ai ishte biri i Eojës, të cilën ata e sodisnln çdo mëngjes, kur ajo dukej e shkëlqyeshme dhe e tejpashme.
Ai shkoi, bashkë me një kontigjent etiopësh, për të luftuar në ndihmë të trojanëve, por u vra nga Akili.