Kerkioni
Kerkioni → Cerkioni Ketoja → Cetoja Kibela → Cibela Kidipa → Akonti Kimera → Himera Kiniri (Ciniri, Kiniras), bir i Apolonit, mbret legjendar i Qipros dhe prift i tempullit të Afërditës në ishullin e Pafosit. Ai themeloi tempujt e Afërditës në Pafos dhe në Bibël të Sirisë. Në Qipro ai quhej shpikësi i arteve të dobishme (të nxjerrjes së mineraleve, të bërjes së tullave dhe punimit të hekurit.) Ishte martuar me Metanirën, bijën e mbretit të Qipros, Pigmalion. Me të pati disa fëmijë, midis të cilëve Adonisin. Sipas një legjende, që e gjejmë edhe tek Ovidi, Adonisi lindi nga bashkimi padashur i Kinirit me të bijën, Mirrën, dhe ai vrau veten kur mori vesh të vërtetën. Sipas disa legjendave të tjera ai vdia i mallkuar nga Agamemnoni, pasi s’arriti ta mbante premtimin për t’i dhënë atij një numur të caktuar anijesh.