Kriseida
Kriseida, bija e Krisit (emri i vërtetë i saj është Astionomë). Kur Troja u pushtua nga grekët, Kriseida u bë robëreshë e Agamemnonit. I dashuruar pas kësaj skllaveje të bukur, mbreti nuk donte t’ia kthente babait të saj, Krisit, as kundrejt një shpërblimi të madh. Apoloni, i zemëruar nga kjo fyerje që iu bë njërit prej shërbyesve të tij,
dërgoi në ushtrinë greke një murtajë të tmerrshme. Për të qetësuar perëndinë, Agamemnoni u detyrua t’ia jepte Kriseidën të atit, por në vend të saj mori Briseidën, robëreshën e Akilit. Nga kjo lindi grindja midis dy heronjve grekë.
Krisi. l. Prift i Apolonit në qytetin Kris, pranë Trojës. Përmendet në «Iliadë» si babai i robëreshës së Agamemnonit, Kriseidës (Astionomës). 2. Biri i Kriseidës (Astionomës), të cilin ajo e lindi me Agamemnonin.