Laokoonti

Laokoonti, hero trojan, biri i Priamit dhe i Hekubës, prift i Apolonit ose i Poseidonit. Ai i këshilloi trojanët që të mos ta futnin në qytet kalin e famshëm prej druri, që grekët e kishin lënë në breg, por ata nuk ia dëgjuan f jalën. Perënditë që mbronin grekët dhe që e kishin paracaktuar shkatërrimin e Trojës, e dënuan Laokoontin për këtë ndërhyrje. Një ditë, kur ai dhe fëmijët e tij ishin duke i bërë fli Poseidonit, u mbytën nga dy gjarpërinj të mëdhenj, të dërguar nga Atena. Vdekja e Laokoontit ka qenë temë e preferuar e skulptorëve antikë. Tre skulptorë të Rodit: Agesandri,

Atenodori dhe Polidori gdhendën statujën «Laokoonti dhe bijtë e tij», që paraqet përleshj«2n vdekjeprurëse të njerëzve me gjarpërinjtë.

Shih edhe

Përmendet te