Hiperboreanët
Hiperboreanët, popull përrallor, që, sipas Homerit, banonte në skajin verior, matanë anës së ftohtë të Veriut. Sipas Hesiodit, ishin popull i parapëlqyer i Apolonit, i cili i vizitonte ata shpesh, sepse kishte banusr aty një kohë të gjatë, fill pas lindjes së tij në Delos dhe para se të kalonte në Delf. Me forcimin e luftës klasore dhe me rritjen e pabarazisë në shoqërinë antike, miti mbi Hiperboreanët mori tipare të reja: skaji i Hiperboreanëve konsiderohoj «vendi i të lumturve».