Morfeu
Morfeu, perëndi e ëndrrave, njëri nga të nëntë bijtë e Hipnosit (Gjumit) dhe i Natës. Ai ishte i ngarkuar t’i vinte njerëzit në gjumë dhe të ngopte me ëndrra imagjinatën e tyre. Sipas legjendës, ai u shfaqej njerëzve në gjumë në forma të ndryshme (që këtej edhe emri i tij, nga gr. morfë-formë) dhe merrte pamjen. ecien dhe tonin e zërit të atyre që donte t’u paraqiste. Morfeun e përfytyronin si një plak që mbante në dorë lulehashash, me të cilat orekte ata aë ai donte t.’i vinte në gjumë. E përfytyronin edhe me krahë fluture, për të shnrehur shkathtësinë e tij.
Moi’ino → Ako
Musageti → Apoloni
Museiorn (gr. muzeu i sotëm), tempulli i muzave. Emër që ia dhanë pjesës së pallatit të Aleksandrisë, ku Ptolemeu I Soteri (shekulli III oara es.) kishte grumbulluar diietarët dhe filozofët më të dëgjuar që t’u jeote mundësi të merreshin me shkencë dhe letërsi dhe ku ishte vendosur biblioteka e famshme, që luajti një rol të madh për përhapjen e kulturës helenistike.