Karoni

Karoni, lundërtari legjendar i mbretërisë së nëntokës në mitologjinë e grekëve, të etruskëve e të romakëve. Ishte biri i Erebit dhe i Natës. Ai kishte për detyrë të kalonte shpirtrat e të vdekurve përmes lumenjve të mbretërisë së nëntokës dhe t’i çonte ato në Had. I ashpër dhe i paepur, lundërtari i skëterrës nuk lejonte asnjë të gjallë të hipte në lundrën e tij dhe të kalonte matanë lumenjve. Ai ishte shumë koprac dhe kërkonte nga udhëtarët e tij ta paguanin, prandaj të vdekurve u vinin në gojë një monedhë. Për të vdekurit që nuk kishin varr në tokë, ai tregohej i pamëshirshëm. Shpirtrat e tyre Karoni i papësonte dhe ata ishin të detyruar të endeshin njëqind vjet, derisa të vendosej fati i tyre. Virgjili e paraqet atë si një plak të thinjur, me sy të skuqur. - — ’ Kasandra, bija e Priamit dhe e Hekubës, motër binjake me Helenën, e përmendur për bukurinë e saj. Pas saj u dashurua Apoloni, prej të cilit ajo fitoi aftësinë për të parashikuar të ardhmen. Por, meqë ajo nuk e mbajti premtimin, Apoloni i fyer, u hakmor, duke bërë që askush të mos u besonte profecive të saj. Që kur erdhi Helena në Trojë dhe gjatë gjithë kohës së rrethimit të Trojës, ajo vazhdimisht paralajmëronte shkatërrimin e qytetit, por asnjë nuk e besonte atë. Pas rënies së Trojës ajo u fsheh në altarin e Atenës, por këtu e gjeti Ajaksi, biri i Olieut, i cili e përdhunoi. Kur u bë ndarja e plaçkës së luftës, Kasandra i ra në pjesë Agamemnonit, i cili e dashuroi dhe pati me të dy fëmijë. Ajo iu lut Agamemnonit që të mos ktheheshin në Greqi, por ai nuk e dëgjoi. Si ai, ashtu edhe Kasandra me fëmijët u vranë në Mikenë nga Klitemnestra, gruaja e Agamemnonit. Miti mbi Kasandrën është përpunuar në trilogjinë e Eskilit «Orestia».

Emri i Kasandrës sot simbolizon një njeri, i cili, duke parashikuar fatkeqësitë e ardhshme, vetë nuk është në gjendje të veprojë dhe nuk mund 1 ’i bindë as të tjerët të marrin masa për t’i ndaluar ato. Kështu psh. Lenini thotë: «Neve nuk do të na pëlqente të merrnim përsipër rolin e Kasandrës» (V.I. Lenin, Veprat, vëll. 8, f..614).

Shih edhe

Përmendet te