Lini

Lini, personazh mitik i Greqisë së Vjetër, që përfytyrohej si një djalosh i bukur. Ai vdiq nga një aksident. Legjenda e tij (që mund të jetë me origjinë lindore) është e afërt me atë të Narcisit, të Hiasintit, Hilit. Në këto mite bëhet aluzion për bimësinë që digjet nga zhegu i vapës. Lini quhej si biri i Apolonit dhe i Psamatës. Në Argos tregonin se Psamata e braktisi foshnjen, por atë e gjetën dhe e edukuan barinjtë, pastaj ai u copëtua nga qentë. Për këtë gjë Psamata u vra nga i ati. Në Beoti, një legjendë tjetër thoshte se Lini ishte biri i një muze. Ai ishte muzikant i shkëlqyer, që u ngarkua të mësonte Herakliun. Por një ditë, kur Lini e dënoi nxënësin për përtaci, heroi e gogoditi atë me kitarë dhe e vrau. Tregojnë gjithashtu se ai sfidoi

Apolonin për të bërë me të një garë në muzikë, duke menduar se ai i binte lirës më mirë se perëndia. I zemëruar, ky i fundit e vrau.

Shih edhe