Partenos
Partenos (Partena gr. virgjëreshë) 1. Epiteti i Atenës, nga i cili rrjedh emri i tempullit kryesor të Athinës, Partenonit. 2. Bija e Apolonit dhe e Krisotemidës. Ajo vdiq e re dhe i ati e shndërroi në yjësi të Virgjëreshës.
— -Partini, hyjni supreme e fisit ilir të Partinëve. Identifikohej me Jupiterin romak.