Hestia

Hestia, hyjnesha e vatrës, bija e Kronit dhe e Reas. Atë e kërkoi për grua Poseidoni, pastaj Apoloni, por ajo mbeti virgjëreshë. Ajo ishte personifikim i vatrës shtëpiake dhe i flakës së shenjtë, që rri ndezur pa pushim në banesat dhe në tempujt. Hestia adhurohej si mbrojtësja e familjeve, e qyteteve dhe e kolonive. Grekët. kur donin të themelonin një koloni, merrnin nga metropoli zjarrin e Hestias për të ndezur vatrën e atdheut të ri. Simboli i saj ishte flaka. Më vonë atë e paraqitnin në këmbë, me një pozë madhështore, me një pishtar dhe me një skeptër në dorë dhe me një vel mbi supet. Në Romë ajo identifikohej me hyjneshën e vatrës së shtëpisë, Vestën.

Shih edhe

Përmendet te