Himeneu

Himeneu, perëndi e martesës te grekët, biri i Apolonit. Ai ishte personifikim i këngëve martesore, ose i këngës së Himeneut. Për këtë personazh tregojnë shumë legjenda. Thoshin se ishte një poet i kohëve heroike: tregojnë se pas vdekjes ai u ngjall nga Asklepi. Sipas legjendës së Atikës, Himeneu kishte qenë një djalosh me një bukuri të hollë. I dashuruar pas një vajze të bukur, ai ishte shndërruar në një grua dhe e kishte ndjekur atë në Eleusin (lagje e Athinës) në kohën e festës se Demetrës.

Pelegrinët u sulmuan nga hajdutët. Himeneu i mbrojti me trimëri shokët e vet, vrau shumë agresorë dhe i çoi vajzat në Athinë, ku ai u martua me atë që dashuronte. E paraqisnin si një djalosh me një pishtar martesor, me fyell dhe me kurorë trëndafilash. Kori i vajzave e thërriste Himeneun gjatë dasmës, duke e lutur që të bekonte martesën e të rinjve e t’u dërgonte gëzim në jetën e tyre.

Shih edhe