Pianepsitë
Pianepsitë, festa që organizoheshin në Athinë për nder të Apolonit në ditën e shtatë të muajit të pianepsionit (fundi i tetorit-fillimi i nëntorit). Atë ditë banorët, per të kujtuar drekën që kishte shtruar Tezeu pas fitores mbi Minotaurin, hanin një lloj përsheshi me bathë.