Hersa
Hersa → Kekropi.
-Hesiona, vajza e Laomedontit, mbretit të Trojës. Sipas legjendës, Herakliu, kur erdhi në Trojë, pa në bregdet një vajzë të bukur, lidhur në një shkëmb. Ajo ishte Hesiona. I ati e kishte lidhur që ta hante një përbindësh deti. Këtë përbindësh e kishin dërguar Poseidoni dhe Apoloni për të dënuar mbretin që nuk kishte pranuar t’u jepte atyre hakun për ndërtimin e mureve, madje mbreti i kishte kërcënuar se do t’u priste veshin, në qoftë se ata do të kërkonin pagën. Përbindëshi shkretonte të gjitha rrethinat e Trojës. Sipas orakullit, vetëm duke
flijuar të bijën mund ta shpëtonte Laomedçmti vendin. Kundër dëshirës, ai u detyrua ta lidhte vajzën e re në shkëmb. Herakliu e vrau përbindëshin dhe shpëtoi vajzën. Laomedonti i kishte premtuar heroit si shpërblim kuajt e tij dhe vajzën, por ai nuk donte ta mbante fjalën. Atëhere Herakliu plaçkiti vendin, vrau Laomedontin, rrëmbeu Hesionën dhe ia dha për grua Telamonit. Për ta kërkuar Priami dërgoi djalin e vet, Paridin, i cili, për hakmarrje, rrëmbeu Helenën. Kështu Hesiona qe sipas legjendës, në mënyrë të tërthortë, shkaku i Luftës së Trojës.