Kastalia
Kastalia, burim i shenjtë në rrëzë të malit Parnas, kushtuar Apolonit dhe muzave, të cilat prej këtej quhen shpesh edhe «Kastalida». Sipas legjendës ky burim u quajt kështu për hir të Kastalisë, bijës së Akelout, e cila u hodh në këtë burim për të shpëtuar nga Apoloni, që po e ndiqte.