Zagreu

Zagreu, një nga emrat e Dionizit në misteret e orfikëve.

Zanat, figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vashë me një bukuri të rrallë (në jug të Shqipërisë ajo quhej Zëra). Për disa mitografë, ajo ishte muza e maleve shqiptare, që banonte në grykat e Alpeve të Shqipërisë së Veriut, ku çdo mal kishte Zanën e vet. Ajo ishte një qenie hyjnore plot trimëri e egërsi. Nderi më i madh për një hero ishte të quhej trim si Zana ose të kishte një armë që, siç, thuhet, vret si Zana. Zanat këndonin natën nëpër burime, kërcenin dhe luanin, mblidhnin lule dhe laheshin lakuriq. Po Zana edhe ndëshkonte, duke shituar çdo njeri që guxonte të hidhte vështrimin kur ajo lahej. Prandaj, sipas besimeve popullore, shegtari, para se të kalonte nëpër këto vende, kollitej që t’i jepte kohë Zanës që lahej, të largohej. Ajo i donte trimat shqiptarë dhe i ndihmonte në luftë, sikurse Atena Palada e Homerit ndihmonte dashamirësit e saj, Diomedin dhe Odiseun. Zana frymëzonte edhe këngëtarin e maleve, sikurse muza greke poetin lirik për këngët popullore të kënduara me lahutë. Disa mitografë janë të mendimit se emri Zana buron nga latinishtja Diana. Kulti i fortë” i Zanës në Shqipëri dhe në mbarë Gadishullin Ballkanik të kohës antike na bën të mendojmë se te Zana kemi të bëjmë me një hyjni vendase paragreke. Në

kuptimin e figurshëm Zanë do të thotë vajzë e bukur.

Zefiri (Zefiriu), perëndia e erës perëndimore, njëra nga katër erërat kryesore të mitologjisë greke. Ishte biri i titanit Astreu dhe i hyjneshës Eos (Agimit), vëllai i Boreut (era e veriut), i Eurit (era e jugperëndimit) dhe i Notit (era e jugut). Midis të gjitha erërave, Zefiri konsiderohej si më e buta dhe më e dashura. Në «Iliadën» e Homerit ai paraqitet si erë e fortë dhe e lagësht, por në traditat e mëvonshme ai u shndërrua në personifikimin e flladit pranveror, që sillte shkrirjen e borës dhe lulëzimin e natyrës. Zefiri u martua me Kloridin (Florën te romakët), hyjneshën e luleve, së cilës i dha sundimin mbi lulëzimin pranveror. Harpia Podargë lindi me Zefirin kuajt magjikë Ksantin dhe Balionin, që i mori Akili. Sipas legjendës, Zefiri u dashurua pas djaloshit të bukur Hiasint, por kur Apoloni fitoi dashurinë e tij, Zefiri xheloz fryri diskun e Apolonit drejt kokës së Hiasintit dhe e vrau atë. Nga gjaku i Hiasintit lindi lulja e zymbyllit. Atë e paraqitnin në trajtën e një të riu me fletë laramane si të fluturës, me një fytyrë të ëmbël e të qetë, me ballin të mbuluar me manushaqe, duke rrëshqitur zhveshur përmes erërave me lehtësi e hijeshi dhe duke mbajtur në dorë një kanistër me lule pranverore. Në poezinë e re evropiane,

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe

Përmendet te