Flegetoni
Flegetoni, një nga lumenjtë e skëterrës, që derdhet në Akeron dhe që lëshonte flakë në vend të ujit, prandaj e quajnë nganjëherë Piriflegeton, që do të thotë Flegetoni i zjarrtë.
Flegjiu, (Flegjiasi), mbret legjendar i flegjianëve (në Beoti) dhe njëri nga mbretërit e Orkomenit. Biri i tij, Iksioni, qe mbret i lapitëve. Vajza e Flegjiut, Koronida lindi me Apolonin, një djalë Asklepin. I zemëruar, Flegjiu i vuri zjarrin tempullit të Apolonit në Delf. Për këtë sakrilegj të rëndë (sipas Virgjilit) ai u dënua rëndë në Had.