Kironi

Kironi, centaur, biri i Kronit dhe i Filirës, burri i Kariklosë, që ndryshe nga centaurët e tjerë, dallohej për dashamirësinë dhe drejtësinë e tij. Kironi mësoi nga Apoloni e Artemida artin e mjekësisë, të gjuetisë, të profecisë, të mimikës, të gjimnastikës etj. Kironi i priste mirë të sëmurët që vinin në shpellën e tij, në rrëzë të malit Pelion (Tesali). Të shumtë janë heronjtë që ishin nxënësit e tij: Kastori e Poluksi, Amfiarau, Peleu, Akili, Nestori, Odiseu, Diomedi, Jasoni etj. Herakliu qe miku i Kironit, por njëherë kur po përleshej me centaurët, padashur plagosi rëndë Kironin me shigjetat e veta të helmatisura. Plaga i shkaktoi Kironit dhimbje aq të mëdha, saqë centauri prefero! të vdiste dhe të hiqte dorë nga pavdekshmëria në favor të Prometeut. Sipas një versioni tjetër, që na e jep Ovidi, Kironi padashje plagosi veten me shigjetën e Herakliut. Pas vdekjes hyjnitë e vendosën Kironin në qiell, midis yjeve (Yjësia e Shigjetarit).

Shih edhe

Përmendet te