Pelioni

Pelioni, mal në Tesali, në bregun e detit Egje. Pelioni ka luajtur rol në shumë legjenda. Gjigantët në luftën e tyre kundër perëndive u përpoqën të vendosnin Pelionin dhe malin fqinj Osa mbi Olimpin, që të sulmonin qiellin (ose të vendosnin Osën dhe Olimpin mbi Pelionin); sipas një miti tjetër, këtë

u përpoqën ta bënin Aloidët, Oti dhe Efialti, të cilët synonin të arrinin banesën e perëndive dhe t’u rrëmbenin atyre dy hyjneshat: Artemidën dhe Herën, pas të cilave ishin dashuruar, por u vranë nga Apoloni. Në Pelion banonin centaurët; atje u bë dasma e Tetidës dhe e Peleut; që andej u nis Jasoni për të marrë pushtetin në Jolk.

Shih edhe

Përmendet te