Lufta e Trojës
Lufta e Trojës, lufta e madhe që bënë të gjitha shtetet greke kundër Trojës (Ilionit) në shekullin XIII para es. Burimi kryesor i informacionit për luftën e Trojës janë poemat e Homerit «Iliada» dhe «Odisea». Në traditën epike-mitike shkaku i Luftës së Trojës ishte rrëmbimi i Helenës së bukur, gruas së mbretit të Spartës, Menelaut, nga Paridi, biri i mbretit të Trojës, Priam.
Në dasmën e mbretit të Tesalisë, Peleut, me hyjneshën Tetidë, u ftuan të gjltha perënditë me përjashtim të hyjneshës së grindjes, Eridës. E zemëruar, hyjnesha vendosi ta prishte dasmën, dhe në çastin kur perënditë ishin ulur në tryezë, hodhi një mollë të artë me mbishkrimin «më të bukurës». Aty për aty plasi një sherr i madh midis tri hyjneshave: Herës, Atenës, dhe Afërditës, sepse secila prej tyre e quante veten më të bukur. Grindjen e zgjidhi Paridi, i cili ia dha mollën Afërditës, sepse ajo i premtoi gruan më të bukur të kohës, që ishte Helena. Hyjnesha e ndihmoi Paridin ta rrëmbente Helenën. Atëherë të gjithë prijësit grekë, dikur pretendues për t’u martuar me Helenën, e mbajtën betimin që i kishin bërë Tindarit (pretenduesit ishin betuar se do të ndihmonin atë që do të bëhej burri i Helenës) dhe vendosën të organizonin fushatën kundër Trojës. Homeri e mbuloi shkakun e vërtetë ekonomik të Luftës së Trojës, me velin e një hakmarrjeie për një tradhti. Në të vërtetë, lufta kundër Trojës kishte për qëllim jo vetëm rrëmbimin e një plaçke të madhe, por edhe pushtimin e një shteti të pasur, që ndodhej në një vend të përshtatshëm për tregti detare. Prijësit grekë u bashkuan në Mikenë, zgjodhën si komandant të përgjithshëm vëllanë e Menelaut, mbretin e Mikenës, Agamemnonin, dhe zbarkuan në Aulidë të Beotisë. Aty grekët u detyruan të bënin fli vajzën e Agamemnonit, Ifigjeninë, për të qetësuar Artemidën. Sipas «Iliadës», ushtria greke përbëhej nga reparte luftëtarësh nga anë të ndryshme të Greqisë. 1200 anije i Çuan grekët në brigjet e Trojës. Midis prijësve dallohej Akili, Agamemnoni, Menelau, Nestori, Odiseu, dy Ajaksët, Diomedi, Idomeneu dhe Filokteti. Trojanët ishin dhjetë herë më pak,
por Troja ishte e mbrojtur mirë. Në ndihmë të trojanëve shkuan amazonat, të udhëhequra nga mbretëresha e tyre, Pentesilea. Në ndihmë të trojanëve shkoi edhe mbreti i etiopëve, Memnoni. «Iliada» nuk tregon Luftën e Trojës, por një pjesë të asaj lufte, zemërimin e Akilit me Agarriemnonin. Aksioni në «Iliadë» zhvillohet në një kohë shurnë të shkurtër, prej 51 ditësh, në vitin e dhjetë të luftës. Një epidemi e tmerrshme ra në kampin e akejve (grekëve). Këtë epidemi e kishte dërguar Apoloni, për të marrë hakun e priftit të tij, Krisit, të cilit Agamemnoni s’deshi t’i kthente të bijën, Kriseidën, që e mbante si skllave. Më në fund Agamemnoni ia dorëzoi, por në vend të saj kërkoi Briseidën, skllaven e Akilit. Me këto ngjarje fillon edhe «Iliada». I zemëruar Akili u tërhoq në çadrën e vet dhe s’luftoi më. Grekët filluan të pësonin disfatë. Në luftim u plagosën Menelau, Odiseu dhe Diomedi. Hektori shpërtheu dyert e murit mbrojtës të grekëve. Trojanët u sulën pas tij me furi, kapërcyen llogoren dhe arritën afër anijeve të grekëve. Në këtë gjendje të vështirë për grekët, Patrokli iu lut mikut të tij të ngushtë Akilit, që ta lejonte të vishte armët e tij e të merrtë pjesë në betejë. Akili pranoi. Patrokli u vra nga Hektori. Dhembja e Akilit për mikun e vrarë ishte e madhe. Ai më në fund vendosi të merrte pjesë në luftim. Nëna e tij, Tetida i solli armë të reja, që ia kishte farkëtuar Hefesti. Akili u lëshua përmes rradhëve të armiqve për të kërkuar Hektorin.
Në dyluftim Hektori u vra. Akili ia lidhi trupin pas qerres së tij luftarake dhe e zvarriti rrotull mureve të Trojës. Të nesërmen, në çadrën e Akilit vajti babai i Hektorit, Priami, i cili iu lut heroit grek që t’ia kthente trupin e të birit. I prekur nga lotët e Priamit, Akili ia plotësoi atij dëshirën. Kënga e fundit e «lliadës» përshkruan varrimin e Hektorit me nderime të mëdha nga trojanët. Legjendat e mëvonshme tregojnë se Akili u vra nga shigjeta e Paridit, që e goditi atë në thembër (e vetmja pjesë e trupit të tij që ujërat e Stiksit, ku e kishte zhytur e ëma, nuk e kishin bërë të paprekshme nga arma). Pas vdekjes së Akilit, grekët u paralajmëruan nga orakulli se Troja nuk do të pushtohej pa armët e Herakliut. Por armët e Herakliut i kishte Filokteti, i cili në këtë kohë ndodhej në ishullin e Lemnosit. Odiseu dhe Diomedi e sollën heroin në Trojë. Me shigjetën e Herakliut Filokteti vrau Paridin. Për të shpejtuar rënien e Trojës, Odiseu dhe Diomedi rrëmbyen nga qyteti Paladiumin që, sipas legjendës, e bënte qytetin të papushtueshëm. Troja u mor me dinakëri nga grekërit, pasi futën në të kalin prej druri ku ishin fshehur një numër i madh luftëtarësh grekë. Priami, pasi kishte parë me sytë e tij t’i vriteshin të gjithë djemtë, u vra nga Neoptolemi, biri i Akilit. Hekuba (gruaja e Priamit), Kasandra (bija e Priamit), Andromaka (e veja e Hektorit) dhe princesha të tjera u bënë robëresha të prijësve grekë. Disa trojanë, midis të cilëve Eneu,
arritën të iknin midis flakëve, kurse të gjithë të tjerët që mbetën u masakruan. Grekët u kthyen në vendet e tyre me një plaçkë të madhe lufte. Menelau solli Helenën në Spartë; Odiseu, pas shumë udhëtimesh, arriti në Itakë; Agamemnoni, pasi u kthye në vendin e tij, u vra pabesisht nga e shoqja, Klitemnestra. Nuk ka dyshim se tëgjitha legjendat mbi Luftën e Trojës e kanë një bazë historike. Pallatet e Mikenës e të Tirintit, që u zbuluan nga arkeologu gjerman Shliman, në vitet 70-80 të shekullit XIX, provojnë realitetin e qytetërimit që përshkruhet në poemat homerike. Legjendat mbi Luftën e Trojës kanë qenë burim i pashtershëm për letërsinë dhe artin. Episodet e Luftës së Trojës janë përpunuar nga shkrimtarët tragjikë grekë. Në Romë për Luftën e Trojës kanë shkruar Virgjili e të tjerë.