Branku
Branku, biri i Apolonit, orakull i dëgjuar në tempullin e Apolonit në Didimë. Brankidët luajtën një rol të madh në procesin e kolonizimit grek. Nga tempulli, që ishte bërë si një qendër informacioni në Azinë e Vogël, në Egjipt e në Egje, jepnin udhëzime me anë të përgjigjeve të tyre.