Idomeneu
Idomeneu, mbret legjendar i Kretës, biri i Deukalionit dhe nipi i Minosit dhe i Pasifajës. Bënte pjesë në grupin e atyre që kërkonin të martoheshin me Helenën. Mori pjesë në Luftën e Trojës dhe qe një nga heronjtë që u mbyllën në kalin prej druri. Sipas «Odisesë», kthimi i tij qe i lumtur, por sipas traditave të tjera pas Homerit, flota e tij u godit nga një shfrëngatë. Idomeneu i premtoi Apolonit që, në qoftë se do ta shpëtonte, t’i bënte fli njeriun që do të takonte në bregun e Kretës. Dhimbja e tij qe shumë e mad'he kur, pasi hodhi spirancën, pa në breg djalin e vet që kishte dalë për ta pritur. Ai e mbajti fjalën dhe e flijoi të birin, por ky flijim nuk u pëlqeu perëndive, të cilat e dënuan Kretën, duke i dërguar një sëmundje të keqe. Kretasit e përzunë Idomeneun për të
qetësuar perënditë. Ai iku në Kalabri ku themeloi Salenton dhe pastaj në Kolofon, ku vdiq.