Koronida
Koronida, bija e Flegjasit, mbretit të lapitëve. Ajo u dashurua nga Apoloni kur lahej në ujërat e një liqeni të Tesalisë. Por ndodhi që, në mungesë të perëndisë, gruaja e re dashuroi djalin e mbretit të Arkadisë dhe u martua me të. Që të hakmerrej për këtë pabesi ndaj të vëllait, Artemida e goditi me shigjetë Koronidën. I dëshpëruar, Apoloni i bëri nderime të mëdha të vdekurës dhe nxori të gjallë nga trupi i saj një foshnjë, Asklepin.